Poezi nga Juljana Mehmeti
Në planetin e nëntë
Mbeta duarshtrirë
errësirës fshehur në të tista mistere,
që vezullimin e yjeve të përlotur rrëmbeu
e shpresën
mbuloi të largtës hije
në një fundosje të thellë.
Sytë përhumbin
rrezeve të zbehta
shkëlqimit të ndërprerë
udhëtimit të vrullshëm
orbitës së ngatërruar
mbetur diku në mes…
Retë si jastëk dhimbjesh, ku kokën mbështes
shkrihen kujtimeve në një çast të vetëm
buzësh të etshme
puthjes së paprekur
ndjesive shpërndarë në aroma të panjohura
derdhur imazhit të fiksuar në qiell.
Diku …, diku …, mund të të gjej
pas një këndi të harruar
a stoli të vetmuar,
zbardhjes së rikthyer
dritës së mëngjesit
e buzëqeshjes së mbrëmjes
shkrirë në një fluks të vetëm
një ngjyrë,
një shkëlqim
esencës refleksion
në planetin e nëntë,
gjurmëkohës
gërmëzuar banesës, që vetëm ne e jetojmë!
@ julja