Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

DO ECI GJATË

Më zuri dhe ky dimër në udhëtim,
(Unë udhëve jam dhe në pranverë)
Një torbë malli e mbaj mbi shpinë
Në vend të ujit një shishe me verë.

Nuk jam gabuar në udhën e nisur,
As derën e imazhit ku me sy trokita
Patjetër që s’jam ortek i rrokullisur
Gjurmët e natës mbulohen nga dita!

Të tjera gjurmë nën ritmin e zemrës,
Pasqyra imazhi shkëlqejnë mbi dëborë
Afrohen t’më mbajnë ison e këngës
Imazhet janë truke, ato nuk kanë gojë.

Do eci mes stinëve me hap të gjatë
Dhe fundin, ndoshta, dot s’e arrij
Gjithçka që preket do të quhet fat
Dhe fati i shkruar ka udhën e tij!

Por unë shpresoj, shpresoj tek zemra
Besnikja e vetme kurrë s’ka tradhëtuar
Aty gjejnë strehë e shlodhen ëndrrat
Ajo ndjen dhe kur jam i dëshpëruar!

Nëpër dimra të tjerë do të udhëtojmë
Se shpresa kërkon pranverat e jetës
Çfarë mbetet pas harresat e mbulojnë
Vetëm dritëjeta-kriteri i së vërtetës.

 

MOS KËRKO

Mos kërko nga unë të ndryshoj
Të kam thënë, jam vëlla me detin.
Si dallgët dhe unë bregun pushtoj
Përkundemi në shtratin e tërmetit.

Mos kërko nga unë të ndërroj rrugë,
Udhëtoj në shinat e fatit të shkruar
Herë në lëndina, më shumë mbi gurë
Por kurdoherë në ty i dashuruar.

Mos kërko të ndahem nga ëndrrat,
Ato janë fryma, ato janë vetë jeta
Ka të hidhura, ka dhe të ëmbla
Ka iluzione, më shumë të vërteta.

Mos kërko nga unë të kursej djersën,
Ngaqë gurët e viteve po zenë myshk
Me zjarrin tënd unë zbukuroj jetën
Nga shpirti yt dhe yjet pijnë dritë…

Kërko nga unë çfarë të dojë zemra,
Por mos kërko që të bëhem tjetër
Edhe pas vdekjes s’ndahem nga kënga
Ti dhe poezia-dy dashurit e jetës.

 

ATO JANË DASHURIA

Dhe unë mora një kartolinë urimi
Është me e bukur se të bukurat
Nënshkruar me frymë amëshimi,
Përcjell nga një karvan me flutura.

Vjen nga larg, nga një botë pa emër,
Atje ku prehen shpirtrat në paqe
Ritmon në eter si troku në zemër
E ngrohtë, e butë, si pasqyrë flake.

Mban aromën e mallit të pashuar,
Vesuar nga lotët e patharë të nënës
Gjithë botën, më duket, kam në duar
Dhe qielli shkëlqen i gjithi si ëndërr!

“Gëzuar biri im! Gëzuar! Gëzuar!
Ndriçoftë paqa mbi shpirtin tënd
Në jetë të jetëve qofsh i lumturuar
Në sofrën e ditës dehu me këngë!”.

Ikona ime, të përulem në gjunjë!
Urimet e nënave bekuar nga Perëndia
Malli për nënat rrjedh si një lumë
Ato janë dhembja, ato janë dashuria!

***
Për Vitin e Ri erdhën qindra mesazhe
Urime, dolli pa fund, përshëndetje
Urimet e nënave-kartolina me e madhe
Ato ua kalojnë dhe arit të mbretërve!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s