Këndvështrimi i ngushtë i shoqërisë së sotme / Nga: Lela Kokona Dardha

Këndvështrimi i ngushtë i shoqërisë së sotme

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Jeta ime është një varg përvojash.Mësova të forcoj karakterin,të kalis durimin,,të përballoja pengesat,shqetësimet. Luftova errësirën në brendinë time duke dashur t’a ndriçoj me dritën e dijes. Ndjeja se brenda shpirtit kishte vetëm dëshpërim që kurrë nuk i kisha shprehur.E ndjeja se kisha dy botë: atë që mbaja brenda vetes dhe atë botë që është jashtë meje.Çdo veprim e fjalë më vinte nga ura mes këtyre dy botëve.Një mendim kishte shumë dimensione të ndryshme ku ca ishin të disponueshme për mua e ca jo.
Në fillim mendova se dështova nga mendimet e padisponueshme ,por ai dështim më dha mundësinë të rifilloja me më mençuri,gjeta” ilaçin ” për të vazhduar ,mësova nga gabimi im ,gjeta rrugë të reja ,shtigje të tjera duke gërmuar nëpër libra dhe filozofik ku pasioni për ato nuk më mungonte. Bleja librat por më duhej të bleja dhe kohën njëkohësisht për të lexuar këto libra.Sa mirë është kur mundohesh të mbushësh kohën duke lexuar apo shkruar ndonjë libër ,tregim por qoftë dhe kujtimet që janë të pashlyeshme në kujtesën tënde qofshin pozitive apo negative .
Kam guxuar të jap mësim jo vetëm me fëmijët e familjeve në nevojë ,në një shoqatë franceze ” FËMIJËT E BOTËS” ku disa u drejtuan nga rruga në shkollë duke marrë dhe profesion dhe më pas në punë ..Mundohesha që gjërat që ishin të vështira për ata t’i bëja të lehta me metodën e punës që bëja.E gjitha kjo me bashkëpunimin e punonjësve social të palodhur,Tomi Kola, Ilda Nano,Afërdita Arapi,..Por punova dhe me ata që quhen ” me aftësi ndryshe” ,me handikap mendor , që mbylleshin në familjet e tyre, e që quhen” fundrrina të njerëzimit ” për disa,por ata sikur më ngritën ,më transformuan,ky transformim nëpërmjet takimit tyre është njëherazi mistik, social dhe thellësisht njerëzorë, për të parë jetën në një mënyrë tjetër,duke u shkëputur nga këndvështrimi që kisha për jetën, më çuan në një dimension tjetër që kurrë se mendoja se do të arrija.Duke krijuar mardhënie të vërteta me këta njerëz,duke depërtuar tek misteri ,pra do të thotë të transformohesh ,isha në kërkim të misterit tyre,aty ishte vendi ku ata banonin ,në ” mister” , i cili ishte më i madh se vetë ata ,por ama ,duke mos pushuar së mësuari dhe unë për vete .Ishte një eksperiencë e re për mua Atje isha mësuese vullnetare .Kur prindër të ndryshëm më thonin do të paguajmë për këtë punë të vështirë që po bën , u thosha :– Veprat e mira nuk bëhen me para. Nëse doni të më paguani,veproni dhe ju si unë ,nëse ju jepet rasti ! Kam mbetur e prekur thellë nga kjo jetë. Të jesh e thjeshtë nuk është e thjeshtë.Shqiptari e ka pasur traditë mirësjelljen ,ofrimin e ndihmës,këtë e kam të brumosur që në fëmijëri të ushqyer nga familja ime.
.Për habinë time,ata nuk i harronin ato që mësonin me kënaqësi. Flisnin vetëm kur e ndjenin veten të lirë e këtë liri e siguri e ndjenin kur ishin vetëm në atë qendër ku atje bëhej një farë terapie në grup.U bëra si ata njerëzit e këqinjë që bëhen dhelpër për të njohur kurthet për të arritur atë synim që i kanë vënë vetes për të shkatërruar një person.
Mora shkas të shkruaj për këtë segment kohorë që kam punuar atje, nga një sensibilizim qe bëhet për shtresat në nevojë.E pra dihet se, nga këto shtresa del produkti ” Fëmijët e rrugës “. Këta fëmijë dihet se bien prehë e abuzimit,e trafikimit, e dhunës … Shumë flasin e marrin iniciativa.Shumë debate pa zgjidhje që s’kanë asnjë vlerë. Por,a ka struktura për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve që njohin mrekullisht atë të quajtur ” kodin e rrugës ” ? Po, ka partnerë, por vetëm në letër.
Unë që po shkruaj ,jam një mësuese që kam punuar për shumë vjet në dy shoqata franceze si mësuese me këtë kategori fëmijësh.Qëllimi tyre ishte: Largimi nga rruga i fëmijëve,i integrimi, socializimi, arsimimi,kurse profesionale,punësimi tyre.Mënyra e thithjes së këtyre fëmijëve ishte një ndihmë e vogël ekonomike ,e cila kushtëzohej me ardhjen në shkollë të fëmijëve të tyre. Por ata ishin dhe janë në kufijtë e mbijetesës. Është një lloj fitimi për ata lypja,dalja në rrugë.Ndihma e vërtetë që do të nxirrte këta fëmijë nga rruga,këto shtresa në nevojë , nuk është lëmosha duke i quajtur parazitë të shoqërisë ,por punësimi .Ky është një fenomen në rritje e që ndërgjegjësimi nuk bën punë. Tek ne vullnetarizmi e ka humbur sensin e tij. Me aq sa flitet për ata nëpër televizione ,mbeten skeptik të shkretët për zgjidhjen e këtij problemi.
Mure të vërteta mund të ekzistojnë rreth zemrave tona dhe që na pengojnë të takojmë të ndryshmin,por le të shembim ato mure të lartë dhe le të qëndrojë secili në të ndryshmen e vet,duke e kthyer atë në ndërgjegjësim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s