Poezi nga Eltona Lakuriqi

Poezi nga Eltona Lakuriqi
 
 
QYTET I ZHURMSHËM
 
Metropol…
Jetë që kanë hequr duart nga paralelet,
ecin, vrapojnë…
Karaktere që ditën të zgjohen…
Unë, e humbur mes dilemës së shpirtit,
vështroj me bishtin e syrit…
indiferencën e pamëshirshme të jetës.
Të vij? Po ku të të gjej?
Ankth, rrahjet e një zemre të fortë që duroi gjatë,
pa plasur nga shkulmet e rebelimit vetmitar,
ngushëlluar nga eklipsi që me cipë errësire,
përpiqej të fshihte puthjet e paturpshme të hënës dhe diellit,
që përcëllonin qetësinë e dashurisë,
horizonteve të pikënisjes së një tjetër jete…
Metropol…
Frymëmarrje…
Jeta ime që ecën në majë gishtash,
si një balerinë në avanskenë,
pa u merakosur të jetë në sinkron me hapat e tjerë.
 
 
 
VDEKJA MUND TË PRESË
 
Vdekja prek shpatullat tona,
ne bëjmë sikur nuk e ndjejmë,
gjejnë forcë eshtrat dhe ecin…
Vdekja sulmon mushkërite tona,
me rete e smogut që nxijnë pemët,
neve oksigjen na bëhet dashuria…
Vdekja shtrohet në tavolinat tona,
ushqimesh bombarduar me hormone,
ndërsa hormonet tona riprodhojnë jetë…
Ne jemi ata që e duam jetën,
në vrap fëmijesh a çelje sythash
mbi sytë e tyre,mbi bulëzimin e njomë,
flenë e zgjohen diej…
Nuk ndalet koha,s’e kthen pas kokën…
Nuk ndalemi as ne,
vdekja mund të presë,
si plakë e kërrusur me kosën në dorë
tek muri i varrezës së vjetër…
 
 
 
FJALA E SHENJTË
 
Nuk thuhet…
Madje humbet udhës,nëse del.
Fjala e shenjtë nuk shprehet,
veç shenjtërohet brenda teje.
Nuk rrefehet,
as nëpërkëmbet…
Ajo shkëlqen diku thellë
si një gur i çmuar,
i gërmuar thellësive të jetës…
Fjala e shenjtë
është ajo që nuk është thënë akoma.
 
 
 
BRENDA TEJE
 
Unë kam ngelur
brenda zemrës tënde,
rrethuar me pasqyra.
Shoh sytë e tu
në të gjitha sfumaturat
dhe gjendjet.
Sekondat ndryshojnë
me ritmin e zemrës
deri ne takikardi.
Brenda ritmit tënd
lëviz, gëzohem
dhe çmendem.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s