Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
 
TRËNDAFILI N’ BUZË TË ËNDRRËS
 
Natë përpëlitjesh… zhytur në mendime…
Trishtimi valëvitej barkusheve të zemrës,
si flakë e bardhë thellësive të errëta të tokës…
 
Mbi degën e një lisi një pëllumb krahëshkruar,
më solli një imazh si në përrallë…
Toka lëshon tinguj…. si këngë erdhe ti,
si yll i ndritshëm ndriçove hijet e fatit tim.
 
Hapi krahët jeta ime,
agime e perëndime shfaqur në ëndrra…
ndriçuan sytë e ndjesive…
 
U ngjita sipër shkëmbinjve me shpresë.
Për ty e mè ty,
luftëtare e papërkulur deri n’amshim…
 
Më çeli trëndafili n’ buzë të ëndrrës,
bri yllit të natës magjike që s’kish mbarim…
Kthjelltësia e miti i një ndjenje të pastër,
është
Dashuria e vërtetë…!
 
 
 
KUJTOJ
 
Në sytë e mi je një copë pranvere
që ta fala një ditë marsi mes lulesh
Në kopshtin e shpirtit tim buzëqesh e klith
me ëndrra kam mbushur një thes kujtimesh
 
Tani jam mbuluar në këtë kafaz vetmie
Në zemrën time furtunë
Ikën ca ditë të bukura stine
I ruaj si xhevahir të rrallë unë
 
Buzë detit shëtis si e humbur
Ku ike ? Sa shpejt u trete vallë ?
Sa të desha e sa të dua zemër
Në mendjen time je bërë shpirt e emër.
 
 
Kujtoj sytë e tu të bukur ngjyrë qielli
Ah sa më merr malli për atë ënderr si dielli
Të kujtoj cdo sekondë e jam bërë zjarr
Mos harro puthjet dhe netët plot valë.
 
 
 
TY….!
 
T’ a vodha puthjen tek cepi i buzës
si padashje, por të menduar…
Zjarri që u ndez në mua me fjalë nuk përshkruhet,
as nuk barazohet me takimin e ëndërruar.
 
Sa her e kam parë fotografinë tënde,
Shikimi yt me ka përvëluar çdo damar të trupit tim…
Një dëshirë të vetme kam pasur çdo mbrëmje,
Veç një her t’a dëgjoj rrahjen e zemrës …
e pastaj le të digjet shpirti im.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s