A KA BORË? / Poezi nga Ermira Saraci

Poezi nga Ermira Saraci

 

A KA BORË?

ll
A ka borë?
Me zbardh këto shpirtra
të trazuar ,që i shfaqen errësirës së natës,
e i fshihen bardhësisë së ditës.

A ka borë?
Me zbardh e ngrirë këto lotë,
që bëhen lumë në vetminë e tyre,
e shterrojnë ,në praninë syve të tjerë.

A ka borë?
Që të zbardh këtë pemë të krasitur,
e degët e shpërndame me i mbledh
nëpër botë ,me i sjell prapë tek ti.
Këto gjethe të vyshkura të mblidhen
e mos kalojnë më kufi,po të rrijë
çdo degë të bëjë hije në vendin e tij.

A ka borë ?
Me zbardh shpirtin e nënave
Atë kraharor të ftohtë ,e të mbetur bosh
Erdh’ koha me e ngroh, e me e mbush.
E fjalët e ëmbla ti burgosin e ti mbajnë në gushë
E ti lëshojnë në buzë ,të bëhen prush.

A ka borë?
Me zbardh këto shpirtra të vdekur ,
që rrojnë në një trup të gjallë.
Buzëqeshjen e kanë harruar,
e në shpirtin e tyre kullon mall.

A ka borë?
Me e zbardh këtë vënd të mallkuar,
që e ka mbyt reja e e zezë,
skamja e mizerja e kanë kap në fyt.
E me pa, pak dritë në fund të errësirës.
Për ty Shqipëria ime !
A ka borë ?
A ka borë?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s