Cikël poetik nga Xheni Shehaj

Cikël poetik nga Xheni Shehaj
 
 
Dielli im
 
Qielli u zymtua,
e shiu troket si i çmendur në xhamat e dritares.
Por unë jam ngrohtë.
Brenda meje ndrit dielli,
është drita e buzëqeshjes tënde të ëmbël.
Mbyll sytë dhe ndjej aromën tënde
që më mbush shpirtin.
E rrahjet e zemrave tona që kapërthyer
në përqafimin e përjetshëm të dashurisë
vallëzojnë fluturimthi.
Ti je dielli im,
dita ime, ngrohtësia ime.
E ndërsa në shikimin tënd lodrojnë ëndrrat
e një jete së bashku
shpirti im shkrin,
e akullnajës së vetmitares
ia zë vendin pranvera e një zemre
të dashuruar.
 
 
 
Rrezatim
 
Dielli sot po të ngroh më fort se dje.
Ecjen e ke të lehtë dhe këmbët
gati nuk të prekin tokë.
Në fytyrë ke të stampuar magjinë e dashurisë.
Shëtit pa adresë, pa motiv.
Sodit me ëndje gjithçka përreth.
Gjurmët e dashurisë të rrezatojnë tiparet.
Me pallton zbërthyer, kapelen e shallin e zi,
me ngazëllimin e një fëmije në sy,
dukesh tjetër njeri,
i ardhur në këtë planet të zymtë e të paqetë
dukesh si Jezusi
që paqen sjell në jetë.
Kaq fort e shndritshëm rrezaton tek ti
kjo dashuri.
 
 
 
Për jetën
 
Jeta është një rreze dielli
në një shpirt të ngujuar.
Është drita e mëngjesit
që zbardhëllon horizontin.
Kthimi i dallëndysheve, aroma e pishave,
e tokës së lagur pas shiut.
Jeta është gjethja e fikut
rrëzuar në oborrin e një shtëpie përdhese.
Është deti i paqetë dhe nervoz.
Jeta është shkëmbi i copëtuar,
kullat në bjeshkë,
zëri i hoxhës dhe vezët e Pashkëve.
Jeta është drita, errësira, e mira, e keqja.
Jeta është Bekim!
Jeta je Ti!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s