Giovanni PASCOLI
Kalendari poetik: Xhovani Paskoli (1855-1912)
Sot më 31 dhjetor fletën e fundit të kalendarit poetik për vitin 2017 e pret poeti dhe akademiku italian Xhovani Paskoli që u lind më 31 dhjetor 1855, një nga poetët më të shquar të fundit të viteve ‘800. Bashkë me D’ Anuncion qe ndër përfaqësuesit kryesorë të rrymës letrare të dekadentizmit në Itali. Mbetet një nga mjeshtrat e gjuhës dhe poezisë italiane. Për sot, si dita e fundit për këtë vit, përzgjodha këtë poezi me katër vargje, është ditë feste dhe nuk doja t’ju lodhja…Gëzuar të gjithëve 2018!
E KALUARA
Pashë vendet ku kam qënë dhe dikur pata qarë:
Sot më vjen të qesh me atë të qarë.
Pashë sërish edhe vendet ku pata qeshur…
Oh! Më vjen të qaj me atë të qeshur!
© shqipëroi Maksim Rakipaj