Këmbanat e ferrit Sekuenca VIII / Nga: Erjon Muça

Këmbanat e ferrit
Sekuenca VIII

 

Nga: Erjon Muça

Orestit nuk i bëri fare përshtypje rrëmuja e sbarkimit. Një vit më parë qe besdisur, revoltuar, kurse këtë vit ishte i qetë. Sado që të vonohej, çfardo rrëmuje që do ti duhej të duronte, nuk do e mërziste. Tashmë ndodhej aty ku e kishin çuar shumica e ëndërrave të vitit të fundit.
Nuk kishte më as ëndërra që riktheheshin për ta besdisur e as nostalgji që t’i ndillnin mërzi. Kish nisur të pranonte gjithçka, që nga indiferenca e Ristanit e deri tek ndryshimet e shumta që Durrësi i tij po përjetonte. Tashmë qe zhytur në hamullinë e lëvizshme, frenetike deri në fermentim, të Durrësit dhe as që i bëhej vonë…
Madje qeshte kur shihte bashkëatdhetarë të tij me banin jashtë vendit që vetëm ankoheshin dhe ironizonin për gjithçka, duke u hequr të gjithë-ditur e gjithë-shëtitur, vetëm sepse kishi parë katundin italian ku jetonin, që ishte shumë më i pastër dhe i rregullt se Durrësi…
Nuk dua të merrem me sjelljet e tyre pasi do zgjatesha tepër me paradose shqiptarësh në mërgim, kur rikthehen dhe që e ndjejnë veten të huaj në vend të tyre; duke u sjell me vendin e tyre si të ishte vend pa zot.
Nga mëngjesi deri në muzg ditët i kalonte buzë detit dhe mbrëmjeve shëtitje deri vonë me miqtë e fëmijërisë. Hera-herës takonte edhe miq që si ai jetonin jashtë dhe orët e kthimit në shtëpi zvogëloheshin.
Qe pikërisht një nga ato net, që Orestit iu duk sikur bëri një ëndërr të çuditëshme. Dëgjonte vajtime dhe ankime të çjerra, por gratë që ulërinin në terrin e natës nuk arrinte t’i shihte; e kuptoi që ishin gra ngaqë zërat që ankoheshin qenë femëror. Në mëngjes u ngrit nga gjumi pak i lodhur i dërrmuar, a thua se nuk kish fjetur fare.
– I dëgjove ulërimat sot natën? – E pyeti e ëma pasi Oresti doli nga tualeti.
– Pse paskan qëne të vërteta? Mua mu duk sikur po ëndërroja!- Ja ktheu Oresti por pa e pyetur se ç’kish ndodhur.
– Eh sa mirë do kish qenë sikur ta kishe ëndërruar! Të kujtohet ai djali që ishte në traget me fqinjin tonë?- Oresti nuk foli, fotohtë gati indiferent tundi kokën në shenjë pohimi.- Ka vdekur sot në mëngjes në orën dy pas mesnate në një aksident rrugor. është përplasur me një pemë anash rrugës. Sa keq mi mam ishin të dy çuna të vetëm!
Për momentin Oresti po mundohej të rikthente në kujtesë fytyrën e atij djalit që aq shumë e kish mërzitur mbi traget me biseda rreth makinës së tij! E vetëm pasi e kujtoi plotësisht fytyrën, iu rikthye fjalëve të mamasë së vet që iu dukën tepër materialiste. çfarë kuptimi ka fjala djalë i vetëm përballë jetës?!
Nuk e kuptoi mirë se çfarë ndjeu. Një drithmë e lehtë i përshkoi trupin dhe iu kujtuan bredhjet e veta me makinë, gjysëm e dehur. Shkoi në ballkonin e mbyllur me xhama dhe hodhi një veshtrim nga bregdeti i sapo zgjuar. Asgjë nuk kish ndryshuar. Njerëzit që shtoheshin pak e nga pak; përgjumshëm. Dielli që i bënte valëzat mëngjesore të dukeshin prej diamanti dhe pulëbardhat që silleshin vërdallë mbi det, të shpërqëndrua nga varavingot e njerëzve.
Nxorri kitarën nga kustodia dhe e lidhi me amplifikatorin. Volumin e amplifilatorit e ngriti në maksimum kurse atë të kitarrës në minimum: në këtë mënyrë tingulli dilte i çjerrë; i rrevoltuar. Në mend kishte tjetër gjë por arpexhi i Këmbanave të ferrit i doli vetvetiu megjitghëse ai donte të luante pak nga Autostrada e ferrit. E megjithatë edhe këmbanat nuk stononin me mendimet e Orestit. E gjithë jeta ishte e rrethuar prej këmbanave dhe ato nuk kishin kohë të caktuar për të kubuar dhunshëm mbi jetët tona. Mbrëmjen e shkuar ato kish rënë për dy, njëzet, dyqind apo dyqindmijë jetë…
Këmbanat bien për këdo dhe do vijë dita që të gjithë do i dëgjojmë. Oresti do të donte që në atë më moment, kur këmbanat të bienin edhe për të, të kishte black Kissi-in pranë që ta shoqëronte kumbimin e sajë me arpexhin që po lunte.
Arpexhi ishte i vetëm, në atë mëngjes veror, por ai në kokën e vet e ndjente bashkë me këmbanën dhe i dukej i plotë.
***********
Këtë Mëngjes të ftohtë dimri kujtimin e këmbanës ia solli në mendje një re dembele që lëviste ngadalë në qiellin dimëror; të trishtë. Kish kohë që nuk mendonte për këmbanat e nderura mbi jetët e njerëzve; kish kohë që mendonte vetëm për jetën. Hipi në makinë dhe kërkoi Këmbanat e ferrit, fëmijët e njohën dhe nisën të këndonin bashkë me të; Hell Bells!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s