Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

NJË ACAR I BALLKANIT TINËZAR

Atje asnjëri nuk i njeh rrugët
Ecin nëpër një shteg
Që askund nuk i duket dalja
Mbi një gur të thepisur
Një perëndi pagan luan me gishtat e erës

Kjo natë e gjatë Ballkanike
Qenka njëra ndër netët më të liga
Këtu fasulja hahet kokërr më kokërr
Fëmijët bredhin rrugëve qorre
Duke i kërkuar në eter
Sinorët e shlyer të kufijve

Bënë ftohtë
Ky acar që ngrinë gjakun ndër dej
I paska shtatë palë dhëmbë
Kudo që e kthej kokën
Nga çdo anë më kafshon
Në mënyrë më tinëzare

Një acar i Ballkanit hileqar
Gati dymijë vjet
Po na i brenë eshtrat
Po na e shlyen kujtesën
Me fshikullimën e erërave tinëzare.

 

PASKA RËNË NJË SHTREZË E BRYMTË

Ky shi i imtë dhe i çmendur
Po bie si breshëri i zi
Mbi kujtimet e një dite të plagosur
Po bie mbi supet e hënës së sëmurë
Sonte çdo gjë
Po i përngjan leckave të fëmijërisë

Në xhamat e harresës
Paska rënë një shtrezë e brymtë
Kjo natë e turbullt nuk paska asgjë
Me të reshurat e dhembjeve
Shtati i dërmuar i lisit i prek rrënjët

Jo nuk ka të bëjë me mua kjo nostalgji
Deti i ngrirë në breg po loton si kalama
Gjallesat nënujore s’marrin frymë
Nuk frymojnë as lakuriqët e natës
Nga sfondi i sterrës po këputen yjet endacakë.

 

NËPËRMJET VRIMËS SË GJILPËRËS

Mbrëmë në maje të gjuhës së erës
Hingëlluan kuajt apokaliptik
Dizgjinët i këputi fshikullima
Kurse mëgojëzat mbetën peng
Te shtatë burimet

Ishte një lojë e lashtë
Mes zjarrit dhe njeriut pagan
Lozën edhe drurët
Në prehrin e plagosur të Dardanisë
Shtatë here gjëmoi Drini i Bardhë

Nata dhe njeriu
Në kopshtin e gështenjave
I dëgjojnë tingujt e një melodie të vjetër
Mbi fijet e zverdhura të barit
Noton mëngjesi i plagosur

Nëpërmjet vrimës së gjilpërës
Si në filxhanin e kafesë
I kërkojmë dromcat e jetës së pa jetuar
Mbase jeta këtu duket se po i përngjan
Hingëllimave apokaliptike të së nesërmes.

 

VETËM ERA DO T’I KËNDOJË PSALMET

Mbi telat e një pikëllimi
Një ditë era do t’i këndojë psalmet
Ku zogjtë i harruan
Puthjet e para

Një ditë edhe njerëzit do të këndojnë
Si era nëpër zgavrat e kafkave
Ku zogjtë e humbën
Fillimin dhe përfundimin e fluturimit

Po atë ditë do ngjaj një mrekulli
Kur gjërat s’do të kenë kurrfarë vlere
Vetëm era do t’i këndojë psalmet
Krejtësisht ndryshe nga këto të sotme.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s