Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

 

Mos më prit sonte

Mos më prit sonte,
U lodha mbrëmë nëpër ëndërra,
Duke vrapuar pas një të çali,
Këmbët e tij kallosh rënkonin.
Cigarja e fundit nuk po më bën më pis,
Shoqëria i kishte vrarë idealistët,
Tregu kishte vetë bythecë dhe shalësexshitura,
Ata kishin vulat e fateve të pa fatit.
Media çdo ditë inpononte kurvërinë shpirtërore.
Ku kotherexhinjtë botoksesh fryheshin të varfërit.
Mbrëmë ata kishin shitur mishin e trupit,
Për të dalë sot si virgjëresha tregu.
Sot mos më prit e dashur,
Ëndërra e mbrëmshme më mbyti lotët e shpirtit.
Mbase takohemi nesër tulipani im,
Në dashtë Zoti nuk shoh ëndërra si kjo mbrëmshmja.

 

Enigmës time

Se ti je dashni
je frymë.
Ti je sikur dielli,
oh sa me ngjit urimi yt,
edhe unë me ty që kur të pashë,
magjitë e shpirtit më trazuan mendjen,
atë mendjen e hedhur tabushe në fund të një pusi.
Ti më ngjall, si vesa gonxhet e pa çelura,
për të më dhënë frymë.
Që unë të ulëras,
Për ty tingull i melodisë sime,
tani është koha jonë…
Sa mirë që po qeshje…
Si dikur atëherë një buzë po fillon të çelë.
Lëreni,
tashmë është koha e saj.

 

Gongu ra

Doja të lagesha sot,
të shplaja llumin e ngjitur ditësh,
një komerc i ndyrë,
çdo ditë po penetron shoqërinë,
Njeriu po vdes,
është në ditët e tij të fundit,
gongu po bie,
për të gjithë ata që kanë veshë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s