Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Bohem

Me rrëshirë pishe ngjit karfica shpresash,
sa herë më faniten iluzione të qashtra,
Se digjen,zhuriten në flakën e kohës,
Siç yjet bredhacakë të dimrave të ashpra.

S’e di në ç’pazar e psonisa vizionin,
a në cilën sekondë ngjyrosur qyshkur,
E mbaj në muze zemre kutinë prej xhami,
Ka shkuar fatthënësja që ma shiti dikur.

Nuk kthehet,nuk falet,më mbeti në dorë,
E unë e kundroj si të pashuarin meteor…

 

***

Mjaftohem me ty,
kur fluturat m’i shkëput nga pëlhura e frymëmarrjes,
i përcjell fluturim në jelekun e kraharorit,
dhe kapilarëve të kafazit rrjedh qumësht,
atëherë pa zhurmë zemra nis të rrahë.
Kuajt nisin trokun në livadhet pa sinore,
(kohë e pacak në skicën e mendjes)
pushojnë nën degët e lakuriqta të janarit,
të cilat ngashërehen kur bie shi.
Nuk dua të jem kopja e një peme,
ndonëse plot blerim,
(që rrugëtari e zgjedh për t’i shpëtuar pikut të vapës)
por kuptimi i saj.

 

Dëshira plus…

Pritje që tendos durimin,
sekonda të kaluara me shpresën mbështetur pranë oxhakut të ëndrrave,
nuk ka rëndësi sendi tejçues:
me fjalë,
me letër,
me jehonë malesh,
me shishe dërguar me valët postiere,
a pëshpërimë në orën e mirë të fatit…
Ti vetëm eja,
shfaqu si pëllumb me premtimin shtrënguar në sqep
kaltëruar në qiellin që ngjyrose vetë,
përshkoje Rrugën e Qumështit pa ndalesa ,
derisa të mbërrish në derën ku kotet ylli yt,
zgjoje me përkëdhelje siç zgjon nëna foshnjën,
e rrokemi deri në ekstazën e shpirtit.

 

Të kesh armike veten

S’i thanë njëra -tjetrës kurrë dy fjalë të mira,
as zemra delikate,
as arsyeja stoike,
shtyhen ,
pështyhen,
mbajnë mëri,
netëve me stuhi,
kur vetëtimat çajnë muret ,
prej frikës dhe të ftohtit përqafohen.
Dhe vjen mëngjesi…
Ylberi përhap lajmin se terri shtegtoi,
në skajet e tij humbasin e treten…
E brishta mbështet shpinën te ngjyrat e ujëta,
logjika syrgjynoset në gurët ftohtësi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s