NË HAP ME JETËN ( Rreth librit të autorit Nehat Jahiu) / Nga: Violeta Allmuça

 

 

NË HAP ME JETËN

( Rreth librit të autorit Nehat Jahiu)

Në kulmin e shekullit të ri kur shkrimtarët shqiptarë lidhin urat mes shkrimit dhe qytetërimit duke ecur nëpër udhët tokësore për të sjellë në fushën e pafundme të letërsisë jetën e kohës e tyre,Nehat Jahiu përgjatë viteve me penën, koloritin dhe mjeshtrinë e fjalës dëshmon se jeta ka rrjedhur përveçse mbi ngricë edhe mbi diellin e krijuesit në malet e luginat e vendlindjes së përjetëshme. Shembëllimi i zbuluar në gjurmët e paraadhësve na ngjall një epokë ku flitet për sipërfaqen dhe kilometrat e udhëtimit të tij shpirtëror, në trojet e veta. Në këtë libër ai mban gjallë të shkuarën dhe të sotmennëpërmjet një bashkëbisedimi të sinqertë ku ëndrrat janë po aq të lira sa të kujtojnëstinët dhe ditët e një shekulli. Çfarë e shtyn një krijues të flasë e të mëtojë për më shumë sesa një shekull përveçse shpresa e njeriut të letrave? Një misionar i dashuruar me atdheun e tij ku zëri me vlerë i krijuesit mbetet i pazevendësueshëm,aina sjell në librin e tij të ri publicistik me  intervista kohën kur shqiptarët janë në kërkim të përhershëm të identitetit të tyre. Ngulmimi i pareshtur i krijuesit për të dëshmuar nëpërmjet dialogut e mban frymën në jetësimin e historisë së botës shqiptare duke na sjellë nëpërmjet fjalës një lëndë të parë origjinale që lidh dy kohë. Motivi kryesor i shkrimtarit Nehat Jahiu në librin e ri me intervista NË HAP ME JETËN është që e vërteta të përçohet nëpërmjet fakteve të jetës së tij dhe kohës pasuese. Autorizbulon fatin e njeriut në përplasje me jetën për të besuarnë rrjedhën e epërme, duke kërkuar kultivimin e botës së tij shpirtërore ngaburimi kryesor brenda dhe jashtë trojeve arbnore e përtej tyre në diasporën shqiptare.

Nehat Jahiu

Në formë të thjeshtë, veshur me modesti, adhurimi i krijuesit përçohet nga idetë e brendshme të unitetit mes njerëzimit mbi ligjin e barazisë njerëzore në përputhje me të ardhmen. Ideja e bashkimit mbetet një koncept domethënës i autorit i cili shkruan duke i besuar artit të fjalës. Pasi ka filluar nga poezia sot ai i ka paraprirë pulsimeve të dialogut publicistik, një komunikim mjaft njerëzor për të bashkuar krijimin letrarme shoqërinë njerëzore. Çdo intervistë brenda dialogut gojor e shkrimor në hapësirë dhe kohë shpreh hapur ndj -enjat njerëzore duke rrëfyer për vetveten, pra me UNIN e tij,fëmijërinë, objektivat e mësuesisë, artin e të shkruarit, botën e letrave etj. Sipas autorit qëllimi i tij ka qenë dhe mbetet jeta njerëzore, e cila bëhet një vepër leximi ku çdonjeri mund të flasë në vetën e parë. Duke botuar edhe libra me fuqi të veçantë artistike siç mund të përmendim, poezinë për fëmijë, prozë apomonografitë, subjekti i leximit të intervistave depërton te çdonjëri në mënyrë emocionale,të prekshme për lexuesin duke hetuar se jeta është një realitet i depërtueshëm ku koha njerëzore shfaqet me ngjyrime të ndryshme, si një realitet i kultit të fjalës. Në këtë këndvështrim na vijnë me rradhë 13 intervista me karakter publicistik të botuara në median e shkruar dhe vizive ku niveli i përkujtimit të së shkuarës dhe të sotmes me të njohurat dhe të panjohurat në kontekstin publicistik na afron realitetin e përvjetorëve, situata sa të trishta aq edhe shpresëdhënëse. Për të shprehur të vërtetën autori heq paralele mes të ardhmesdhe funksionit të dëshmive jetësore, përkushtimit, virtyteve, parimeve, vlerave, përjetimeve të së shkuarës, etj. Kultivimi i traditave dhe ruajtjes së tyre nga pasardhësit mbetet një vizion i kahershëm që karakterizon shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo është nostalgji edhe për autorin e këtyre intervistave si një mënyrë e komunikimit të zakonshëm me lexuesit që siç duket janë edhe mbështetësit e tij.Libri me intervista është gjithashtu një shqyrtim i çështjeve gjithëpërfshirëse që prekin vetëdijen e autorit siç janë politika, kultura, funksionimi i vlerave artistike estetike.Gjithashtu duke krijuar pika kontakti ky libër sjell një larmi temash gjatë karrierës së mësuesit, tënxënësit, shkollimit, mërgimit, shkrimtarit, të cilat i konsideron një bashkëbisedim të mirëfilltë ku trajtohen edhe dukuri të denja pozitive por edhe negative që shoqërojnë pikëpamjet, kohën dhe jetën e autorit që mban vetëm një emër,krijues në jehonën e viteve.

 

Shkruan:Violeta ALLMUÇA, Kritike letrare

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s