Poezi nga Drita Gera

Poezi nga Drita Gera

 

Mungesë

Më mungon në këtë botë,
ku të gjithë shtiren sikur duhen
dhe betohen në emër të dashurisë.
Më mungon ti, arratisja ime,
ku verbërisht, besoj
dhe vritem me dëshirë.
Më mungon dhe të dua pranë,
si një hakmarrje ndaj atyre që më buzëqeshin
dhe duan në dimër të më kthejnë.
Më mungon, ashtu si mitet i mungojnë mitologjisë,
si poetëve, u mungon një muzë,
e muzikantëve, një pentagram.
Më mungon….
E di çdo të thotë të jetosh duke vdekur,
mes klithmave të mungesës së dashurisë?

 

***

Qiellit po i dridhen duart sot,
me pikturu mungesën tënde
në retë e mia të mallit.
Penelin e mban me dhëmbë
e në atelienë e zbrazët, vrenjtur ngul syte..
A pikturohet boshësia?
Kthehu të lutem,për hatër të qiellit,
se paska harru me e lind diellin.

 

***

Ti natë i pleks sërish gishtërinjtë në flokët e mi
e mendimet përgjumshëm m’i ledhaton,
dëshirat si mjellma ngrenë qafën në meditim,
e atë femrën plangprishëse brenda meje e zgjon.

Ti e di,ajo është katedrale pa këmbanë,e heshtur,
dhimbjen dhe dashurinë ka altar.Por besim?
Besimi u tret në shtratin e ditës së zhveshur
ku ëndrrat u fikën të tradhëtuara…Dhe tani?

Natë tunduese..Pse duhet të jesh kaq femër,
pse duhet të mëkatosh pikërisht mbi trupin tim?
Largohu nga kjo dhomë që e ka pirë jetën me fund
për shëndetin e atyre që sapo lindën…Është agim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s