Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Nuk di në cilën lëndinë lulesh mbiva,
as sa herë kalove andej.
Nën bli sot s’mbeti asgjë.
Nget,vrapon ikja jote e zbehtë,
me avujt e frymës së fildishtë,
mbi ne e mbi ándrra.
Humbasin sërish e sërish,
një natë,dy,tre…
Sillet rreth meje fundi i një vjershe,
shemben rreshtat
në motin e shkuem të syve thëngjijbardhë.
Ju thashë!
Ju thashë mos më nxirni këtij bregu,
njeriu modern ásht pa ujë,
shembet e ngrihet mbi ardhje-ikje,
vyshket e çil si lulet mbi eshtra.
E kam njoftë fundin e këtij shtegu…
S’ásht má humnerë,
ásht dënim i merituem
i nji shpirti t’ndjeshëm
që rritet pas çdo mëkati.

 

***

Akull ky vend,
akull në vena e mendje.
Shoh zjermin tém kah digjet.
Koha e malli
ranë mbi gjethet e këtij dimni t’vram vetmie.
As janari s’ma hek ma t’lodhtin,
padurimi gjen veten n’humnerë.
S’ish punë flirtesh!
Nji dashni m’u desh,
me i zgjat frymën vetes.
U zhyta n’gjoksin e tij
tuj ngashëry,
me ja bá kristalet e mermerta t’zemrës
t’langshme
me nji pikë prej lotit tém,
se dashninë s’mund ta báj t’pakénun.
Ej burim që veç etje m’dhé,
e shoh shpirtin e nuk e njoh.
A asht gjallë,
a ka veç dhimbje e trup..
Ani,m’ka ardh rradha me vuejt
le t’vuej,t’vuej se jam gjallë.
Nji kupë pezmi e ngré
e strukem nën nji palë krahë
që m’fusin në strehën e së bukurës,
m’i shembin vransinat.
Djersë me bulëza dashnie dalin prej zjermisë…
Janë nji palë krahë
që nuk masin me pasion.
As gjykojnë,as peshojnë,
i jepen çmendurisë.
E kam veten plot me to.
I hipi Pegasit të lumturisë,
i zvarritem n’shpirt,
e mbaj te vetja,
ndërrohena në lëkurë,
se dashnia ásht shkámb si unë,
ia kam ndalu vdekjen…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s