Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
***
 
…mirëmbrëma ajrit
i thash pa zë
në udhën e zbrazët
në mbrëmjen e vonë,
askush nuk foli
veç orkeve
të trishta,
që heshtjen tënde
e bënë jehonë
Mirmbrëma ajrit
i thash pa zë
veç trupi astral
dhe pikave të shiut
afër meje
s’ po të shoh më …
 
 
 
***
 
…nuk na lidh më asgjë
të dieshmet jo më aspak,
as brihënat
faret
yllësitë
troket
në tokën e thatë
Nuk na lidh më asgjë
as trishtimi,
as përplasja e krahëve
fluturimthi jo
në të shkuarat.
Sa shumë ndryshojmë
Ti shpend i egër
unë në legjenda
dragojsh.
 
 
 
***
 
..ti i fshehe sytë
prej meje
pate frikë
prej përshkimit
mes tyre
i fshehe në erresirën
e filozofëve
duke medituar
mbi rikrijimin
dhe ne.
Ti pate frikë
depërtimin
në irisin
prej gëzofi
të ujkut
polar..
 
 
 
***
 
..u lodha duke
përsëritur
veten
mendimet e mia
duke kapërcyer pragje.
U lodha prej shpërfilljes,
prej dritës së zbehtë
tani pak qetësi
prej Lindjes së Largme
pres…
 
 
 
***
 
…hija ime nuk më la,
nuk më tradhtoi
për një tjetër hije,
as kur trishtimit
endem si boheme,
as kur dielli
fytyrës bie
butësisht
nuk më tradhtoi,
kur
çelin jaseminet,
kur sytë e tu
shndërrohen në ujë
prej Drinit të Zi
ajo më e bukura
hija ime…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s