Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Gjuhët e flakës

Sot gjuhet e flakës u lumturuan
Vatrës së shpirtrave tanë
Ata veç zotat mallkuan
Për fatet që i ndanë .

Sot lumturia nuk kishte kuptim
Nën magjinë e verës së bekuar
Ai dhe unë mbytur përgjërim
Mes puthjesh dëshpëruar.

Unë iki larg lumturisë që dua
E puthjet e mia i lë breng
Më beko i dashur mua
Lendimi na ka marr peng .

Jeto i dashur për mua dhe veten
Këtë jetë mizore dy herë s’do jetosh
Nëse një ditë këto ëndrra do treten
Fatet dhe zotat të mos i gjykosh.

 

Ngricë dëshpërimi

Ka ngrirë akulli sot mbi çatia
Uji i çesmave akull ka ngrirë
Akull ngrirë edhe fjalët e mia
Ti tres s’kam më dëshirë.

Le të kaloj kjo ngricë dëshpërimi
Në fund të fundit kjo është natyra
Shpirtrave vjen e shkon kjo stinë dimri
Si pemët po presim stinën me ngjyra.

 

***

U shpërndanë retë në qiellin tim
ikën me erën, pas shiut, u tretën
Unë i pëshpëris vetmisë sime
Dialogoj e s’ jam kurrë vetëm !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s