Kalendari poetik: Daria Menicanti (1914 – 4 janar 1995) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Daria MENICANTI

Kalendari poetik: Daria Menicanti (1914 – 4 janar 1995)

Wikipedia jep vetëm vitin e lindjes, por jo datën dhe muajin për poeten dhe përkthyesen italiane. Kurse datën e vdekjes e jep të saktë: 4 janar 1995. Nga viti 1932 deri në vitin 1937 ndoqi fakultetin e letërsisë dhe filozofisë në Milano. U diplomua me një tezë mbi analizën e poetit britanik John Keats. Punoi si mësuese deri në fund. Për dyzet vite me radhë (1939-1979) u mor me përkthime nga letërsia e gjuhës angleze. Ka botuar disa përmbledhje poetike. Ja një poezi prej saj:

THIKA

Duke ecur, një alamet thike
ngulur në gjoks, doreza jashtë.
E qetë, krejt e zbardhur, eci. Një polic
i bie bilbilit e më thërret: -Thika,
bërtet, thika!
Duket se tehu i saj tejkalon
masat që ligji lejon.
S’kam ç’bëj, ndaloj dhe paguaj
të kush e di satën gjobë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s