NATA E BARDHË / Tregim nga Bardha Alimeta


NATA E BARDHË
 
 
Tregim nga Bardha Alimeta
 
 
Dhoma e vogël e sistemuar mirë me një shije prej artisti, të krijonte një gjendje të rehatshme. Nën dritat e abazhureve, e kuqja ishte dominante. Trupi i Lidës nën efektin e dritës së kuqe, dukej edhe më i bukur. I ngjante një statuje të mermertë. Ajo ishte shtrirë në shtrat, e rrethuar me dritat e abazhureve. Flokët e gjatë të saj ishin shpërndarë në jastëk, e fytyra i dukej dhe më e bukur, ashtu e rrumbullakët si një top bore. Po të flisje për hiret e saj ajo ishte e rrallë si femër. Në komodinën pranë shtratit ajo kishte një shishe uiski dhe gotën gjysmë të mbushur, që e mbante çdo natë afër, për të shijuar shijen e tij të përzjerë me kokërra kafeje të zezë, të pabluar. Oh sa i pëlqente të kthente ndonjë gllënjkë, sidomos kur e pushtonte vetmia. Në orët e vona të natës. Sonte e kishte tepruar pak, po kishte arsye, Ajo po kalonte një periudhë të vështirë. Lida si natyrë ishte me karakter të fortë, por ka disa gjëra që sado i fortë të jesh të thyejnë, sidomos kur ti u beson aq verbërisht. Ajo po mendonte për dashurinë e saj, Besimin. Sa e kishte dashur, sa shumë. Sa i mungonin ato çaste, kur ishte krejt e vetmuar mbi shtrat, e dergjur si një e vdekur. Ashtu me këmbët mbyllur e krahët e hapura me vështrimin e ngulur në tavan. Ajo tani po ndizej nga magjia e kujtimeve të bukura. Ashtu në atë gjendje të dehur, ajo formoi numrin e celularit të tij dhe dëgjoi zilen që binte, por nuk përgjigjej kush. Zemra po i rrihte fort. Pas çdo zileje ajo priste të dëgjonte zërin e tij. Një “alo”, kaq donte tani, asgjë më shumë, një “alo” dhe ajo do të lumturohej. Oh, zot, pëshpëriste me vete ndërkohë që zilja shkonte. Në çast bie linja. Asaj ju duk se i pushoi zemra. Heshti së marri frymë. U ndje bosh, më bosh nga ç’ishte. ”Nuk m’u përgjigj”, mendoi. E në këto mendime i vjen një zile, e cila e shkundi nga vendi. Ishte Besimi. Ajo e hapi menjëherë dhe pa e zgjatur, me zërin që i dridhej, i foli.
-Besim, Beso, kam nevojë për ty i dashur. Të lutem vjen dot në këtë orë?! Nuk mundem të rri larg teje. Të lutem e di që kam gabuar, madje shumë. Të lutem mos më lër. E di që po të habis, se je mësuar që të bëj krenaren, por s’ka krenari në dashuri, Jo nuk mundem të pranoj për shkak të egoizmit tim.Të lutem më je shumë i shtrenjtë i dashur, më beso shumë. Ndërkohë Besimi s’po e besonte këtë që po ndodhte në këtë . Qe ora një e natës.
-Mirë e dashur, mire. Dhe unë ashtu ndjehem, vetëm, i pavlerë pa ty. Pa ty ishte shumë e vështirë e dashur. Më ke munguar shumë, shumë. Ja tani më prit, u vesha dhe erdha. Rri e qetë zemër. Unë kurrë s’do të braktisja, por ja, ka gjëra që të sjellin në këtë rrugë. Të faleminderit që guxove të më telefonosh, shpirti im i bukur, dashuria ime e madhe, magjia e papërsëritshme, erdha.
Dhe ashtu me ngut u vesh. Doli nga dera për të banesa e saj. Jashte bënte ftohtë . Por Besimi kishte nxehtë në kraharor. Ai po përvëlohej nga malli. Ja casti i shumëpritur erdhi. Më në fund, Lida e tij guxoi ta thyente akullin.Duke menduar për të, Besimi ecte thuajse me vrap. Lida po përpëlitej si peshku pa ujë. Malli po e përvëlonte më keq. Po ja tani do të vinte dashuria e saj, e të dy do të shuanin mallin dhe brengën e këtyre ditëve larg njeri- tjetrit. Oh sa kënaqësi i jepte ky mendim. Ajo u ngrit e shkoi drejt tualetit për t’i hedhur pak ujë të ftohtë fytyrës. Lida shihet në pasqyrë dhe i duket vetja tjetër njeri. Iu bë se ishte me e bukur se kurrë. Ndoshta ajo e ndjente këtë, në brendi, nga gjendja e saj e mire. Gjatë këtyre mendimeve, s’vonon shumë dhe dëgjohet zilja e derës, disa herë . Vrapon te dera dhe sa e hap, i hidhet në krahë dhe e shtrëngon fort. Qan, qesh, lëshon lot e fjalë sa s’po i linte kohë Besimit të hynte brenda. Ai, me të në krahë, e shtyn deren. I vë çelësin dhe e merr atë hopa drejt shtratit të saj. Lida i ngashërehej me lot e me fjalë.
-Oh, sa më ke munguar, Besim, dashuria ime, dhimbja ime e madhe. Sa shumë të dua, -dhe e shtrëngonte sikur të kishte frikë mos e humbiste. Ai ndjehej i lumtur, shumë i lumtur, ashtu në puthje e përqafime. E ledhatonte me fjalë e me puthje. Ai e ngrinte në krahë. Ajo ishte si një balerinë. Ai e rrotullonte në dhomë e s’donte ta ulte në dysheme.
-Oh sa të dua, Lida ime e mirë, e vogël, e bukur. Sa mall kisha. Sa më ke munguar,.-shtoi ai.
E të dy u mbytën në lot e dëshpërim. Ashtu të mbërthyer u hodhën mbi shtrat,e nën qetësinë e natës, të pavetëdijshëm ju dhanë dashurisë me gjithë energjinë e tyre. Lida po ndjehej e lumtur. Ajo iu lëshua pa komplekse dashurisë së saj, e lire, ashtu si një varkë që lundron mbi det dhe pret ku ta çoj dallga. Ajo po përjetonte një magji që kurrë se kishte përjetuar. Kurrë s’qe ndjere kaq mrekullisht. Asaj i dilnin pasthirrma të mbytyra, e shumë here përsëriste emrin e tij, “Besim ..Beso..Bes…ohhh.”.
E gjithë kjo i vinte në mënyrë instiktive nga malli e ndjenja që
kishte për të. Besi, i lumtur e i mrekulluar,e përkëdhelte pafund, duke i premtuar se kurrë s’do ta braktiste e se do të bënte gjithçka që ta bënte gruan më të lumtur në botë. Po, vërtetë ajo sot ishte një grua e lumtur, e dashuruar. Ajo sot lundronte në shtratin e lumturisë. Qielli i saj lëshonte shi lotësh të nxehtë e të bukur si kristali, lëshonte klithma e pasthirrma që i dlinin nga shpirti. Besimi ishte tepër i lumtur. Ai po ndjehej si mbret. E kishte pushtuar të tërën e s’e lëshonte, e shihte thellë në sy e ia fshinte lotët e nxehtë që i rridhnin nga faqet.
“Kjo është dashuria”, -mendoi Besoja. ”Kjo është ajo që na kishte munguar kaq kohë”.
Besi ishte një burrë me një fizik të bukur e të rregullt. Portreti i tij zeshkan ishte mjat tërheqës e me tipare të theksuara. Lida s’ngopej së pari këtë njeri. Sonte ajo donte ta shihte si kurrë ndonjëherë. Ashtu të ngjitur, si një trup të vetëm e kishin kaluar natën. E mëngjesin e nesërm e pritën së bashku. Jashtë dielli dukej sikur ua kishte bërë me sy.
-Oh, Lida ime, zemra ime, dashuria ime. Kjo natë do të jetë një nga përjetimet tona më të bukura . Të premtoj e dashur se e gjithë jeta jonë do jetë një jetë e cila do ketë dashuri dhe respekt, e dashur. Do të të dua, se ti e meriton zemër.
Lida e miratonte duke i dhënë nga një puthje lehtaz e duke i thënë të mos fliste.
-shshshshsh, të lutem mos fol, më ndjej, me ndjej i dashur, këtë dua tani. Nuk dua të di çdo të ndodh më tej. Dua të të ndjej tani. Më përqafo i dashur, më mbaj fort. Të lutem asgjë s’dua veç dashurisë tënde.
E të dy të përqafuar e vazhduan ëndrrën e një natë të gjatë, të mbuluar me puthje e ledhatime. Ata heshtën e në vend të buzëve, fliste zemra. Rrahjet e tyre tani s’dalloheshin më, ishin bërë një. Kështu akrepat e orës ecnin e dukej sikur për ta ora kishte pushuar aty. Ajri i ftohtë u lehtësonte shpirtin e ndezur nga flakët e dashurisë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s