Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

SI PEMËT(KËMBËNGULUR)

Në dimër
Pemët varin skeletët e tyre në qiell
Dhe presin…
Nuk vdesin!
Një ditë dielli do tua ngrohë gishtat e mardhur
Derisa të joshur e mbarsur prej rrezeve
Gjymtyrët duke larë me vesë mëngjesesh
Me shtamba prej shiu shtati do u shtriqet
Sythet si kopsa mbërthyer pas degëve
Në fustanet e blertë stolisur prej gjethesh
Pranvera jetë do tu japë skeletëve…
Pemët shpresojnë tek qielli
Luten e falen me duar degësh
Këmbët prej rrënjësh ngrohin sa më thellë
Thëthijnë ethshëm për jetën, çdo eshtër
Të vdekurish që prej shekujsh kemi mbjellë…
Për qiellin lutemi edhe ne
Më pas mbulojmë me dhé
Ne, të pagdhëndurit njerëzorë
Sa kontraditorë!
E pranojmë, jemi lindur për të vdekur
Të përkohshëm në univers kemi mbetur
Skeletet i fshehim thellë në tokë
Ushqejmë pemët me hirin tonë
Ne, të pamësuarit me pritjen e stinët
Ne, të mundurit nga dashuria dhe dimrat
Ne, të pashpresët deri në palcë
Të eturit e paepur nga mëngjesi në darkë
Jetojmë e lutemi për dashurinë
Si pemët, oh sa duam
Si pemët nuk dimë…

 

BËJE! SI TA NDIESH…

Nëse vjen tek ty dashuria dhe e ndien
Nga maja e flokut tek thoji i këmbës
Mos u përpiq ta mohosh a ta fshehësh
As të japësh e marrësh, duke e stërthënë
Gëzohu, nisja këngës!

Nëse tek dikush tjetër buis dashuria
Dhe asgjë s’të përngjan e nuk duket si ti
Mos u përpiq të ndryshosh a të kesh zili
As të përbuzësh a lëndosh të tjerë
Fisnikërohu, thuri poezi!

Nëse jeta pulson nga dashuria
Kur zogjtë pushtojnë qiellin e bëjnë pirueta
Mos u përpiq të blesh çifte apo kafazë
Pluhur yjesh e prekje puplash ëndërro e prit
Bekuar qofsh prej saj, kjo është jeta!

Nëse ti je një derivat dashurie, dashuro
Përjashtim nga rregulli, është rregulli i artë
S’është poker organesh por ndjesish afatgjatë
Mos u përpiq ta gjesh në hipotekë, s’ka adresë
Për dashurinë s’ka kufij, as emra në hartë.

Mos u përpiq ti vësh një emër
Dashuria është folje…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s