Poezi nga Ilmi Cani

Poezi nga Ilmi Cani

 

***

Hallet i qaja me nënën
Më iku. Tani i qaj me natën
tek kendroj Hënën.
Me qenin tim që më rri pranë.
Si qaj dot me të,se leh shumë natën.
Lotin,se ndaj dot me kënd;
veç me tokën së cilës i përkas;.
EEEH! Loti im,-kripa në zemrën që më digjet e kripa nga zjarri plas.
Digju xemra ime me lotin,kristalin që zjerrit plas!
Qaj o burrë i madh!
Mos e ndryj lotin në zemrën që digjet!
Jepja tokës lotin!
Toka le të digjet
mbase do ketë gaz
kris o lot në tokë!
Zemrën, mos ma plas!

 

***

I dashur bir; hip mbi një mali,të ndiesh sa i madh je,
të kuptosh sa i vogël je.
Të shohërh nga lart atë që kishe dhe atë që ke!
Je ai që ishe e ai që nuk je.
Hip mbi mal
e jo mbi pleh si gjeli u kokorroshet pulave!
Shumë pula mund të kesh e lo nuk është rruga e burrave.
Është festa e pulave.
Festa e atyre që si ti,shkrurdhen mbi pleh
shkrimbin plehun.
Tê pendohesh për çka nga nga ajo “majë”,me krenari sheh.
Je te pulat që shkëpurdhen mbi pleh.
Ngjiv mbi hur dhe kjo i don do mund.
Mbi atë shkëmb të pastër kurrë si pulat mos u shkund.!
Re plehun që gushën të ngopi!
Të bëri të ndìesh gjel
e kur bjen, të shkëpurdhesh si pula shkëpurdhet.
Atje mbi shkëmb, burrin plagosin udhët e udha ßit burrat!

 

***

Po t’kallxoj vetëm çfarë qes me frymë,
çfarë kam në shpirt.
Ka shumë gjëra,
shumë gjëra ka mikja ime,
shumë gjëra që s’duan dritë.
Eja të t’kalxoj se çfarë kam në shpirt!
Mike,zemra ime
oh sa të dua!
Por të urrej kur më del eksiq.
Eja në shtrat të ti them,të ti shoh të tëra!
A të kam thënë e dashur,se mos më dil eksiq.
Vetëm një 7hpirt i pasur,duhet lakuriq.
Eja në shtrat;
të tëra të ti shof e të tëra të ti kallxoj!
Kur të shoh kështu në rrugë,
më plasin sytë moj.
A të thash se të dua shumë
kaq shumë të urrej.
Vetëm në shtrat gjithçka rrëfemë e gjithçka të të rrefej.
Sa më dhëmbin sytë kur të shoh eksiq.
Vishu moj e mjerë!
Se vetëm shpirti duhet lakuriq.
Kur të shoh në rugë sa s’më plasin sytë.
Vishu moj,se ka shumë gjëra që nuk duan dritë.
Të rrëfej,vetêm ç’nyjer me frymë
vetëm ç’kam në shpirt.
Ka shumë gjëra të bukura që s’kanë nevojë për dritë.

 

***

Do doja t’ju jepja një buzëqeshje,por jam buzëplasur.
Shikomëni në sy
por janë të përlotur.
Te lotët e mij do ta gjeni buzëqeshjen e argasur.
Të argasur por të pandotur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s