Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

K U R T H I?!

Ma ngrite kurthin e pështirë
Se më pandehje miturak
Çdo hap e kishe planifkuar mirë
(Mendoje se do të bija në çarg?!!!)

Të dua,- më thoshe,- por dua një letër
(Ta kem, ngulmoje, si dëshmi!!!)
Se unë nuk dua askënd tjetër
(- Ma thur letrën si poezi!!!)

Ti “ujkun” e kishe përbri
Po ja që doje një”gjurmë”
Ta kishe”gjurmën” si dëshmi
Kur doje të bëje “zhurmë”.

Se,gjasme, ti ishe e “ndershme”
Dhe “ujku” po “të binte në qafë?!!!”
Doje të hiqeshe e “potershme”
Tek doje t’më kapje me lak.

Po lipsur qoftë kjo”gracka jote”
(Përverse,tek ndjeje kënaqësi)
Moj ” më e ndershmja e kësaj bote”
Unë të braktisa me neveri.

Të thashë:- Ti nuk e njeh dashurinë
Në dashuri nuk ka “kondita”
(Ja që nuk e more dot “dëshminë”)
Që prej asaj dite veç të neverita.

Se doje”dashuri me tapi”
“Tapinë” të regjistruar në”hipotekë!”
Më as t’u afrua njeri
Dhe mbete e neveritshme si “njerkë”.

 

F R I K A!!!

Frika është “muzika” e demokracisë
(Pashë që tha një senator italian)
Me këtë” muzikë” dua t’i shoh para drejtësisë
Poilitikanët shqiptarë sharlatanë.

Ata që në këtë posttranzicion
U bënë me vila,dyqane, pallate
Ata të gjithë në unison
Pasuritë i vunë me kate.

Ata që gjithë pasurinë që kish shteti
E morën për veten e tyre
Trampolinë për këta hajdutë- pushteti
NJë muskul s’u dridhet fytyre..

Pak,po ranë nga pushteti,
Zënë e ulëriijnë si çakenj
Të gjithë në alarm sikur ra mbi ta tërmeti
Kur i pyesin:- A ka këtu “peshq të mëdhenj?!”

– Peshq të mëdhenj?!!! (Nuk di që të ketë?!!!)
(-Pastaj,ç’më mundoni,po unë nuk jam “ujori”?!!!)
Pra, tek “peshqit e mëdhenj” qenkam unë dora vet
Se në janar kam lindur dhe mua të më zërë terrori!!!

Pa zënë e çirren dhe shkumë lëshojnë
(Vetëm se duan të ruajnë pasuritë)
Të gjithë zënë Prokuroren anatemojnë
“Ajo pasak luajtur nga burgjitë!!!”.

-Ngreuni gra e burra se po vjen rreziku!!!
-Të gjithë në sheshe në datë njëzet e shtatë!!!
– NËSE urgjent nuk pengohet VETTINGU!
– NË SHQIPËRI s’ka më ditë,po vetëm natë!!!

Hajdutët i ka zënë që të gjithë frika
(I tremb “muzika” e demokracisë)
Zënë e hiqen që të gjithë si trima
Dua këta”trimosha” t’i shoh para drejtësisë.

Se korrupsioni nuk ka aspak një fytyrë
Korrupsioni s’është as i majtë dhe as i djathtë
Këta që jetën e popullit e kthyen në mynxyrë
Në hapsanë dua t’i shoh! Kështu shpëtojmë nga djajtë.

Në hapsanë dhe t’ua marrin pasuritë
T’ua marrin se boll janë tallur me këtë popull
T’I provojnë hajdutët verigat e frengjisë
VETTINGUN sa më parë që mendja t’u vijë rrotull.

 

T A K I M I

Vite kishim pa u parë
U takuam befasisht
– Do të puth,- i thashë,- në ballë
– Pse në buzë ç’punë të prish?

Ou? Po unë kma nevojë për fre
Dhe ajo më lëshon “hajat”
Po ku mbahem unë, de
Puth e puth buzën e mjaltë.

E di: do pyesni ju kur?
(Por ka ndodhur djalërisë)
Dhe m’u bë mua sikur
Sikur ndodhi pleqërisë

Pleqërisë shkoi e vajti
(Kush ta var më “teneqenë”)
Erdh m’u rrëfye çasti
(dhe tregova “meselenë)

“Meselenë” si përrallë dimri
Se dhe nata është e gjatë
Befasisht më erdh kujtimi
Ca më shumë:çasti i mjaltë!

 

BUZA IME!

Buza ime le të thahet,
Kur një buzë mos ta puth
Dhe në copëra le të ndahet
Në s’e puth atë dikush?

Por ç’ta dua në fund të fundit
Në dikush buzën s’vë mbi të
Se ka ardhur”çasti i fundit”
Katandis si”film pa zë”.

“Film pa zë” me gjak të ftohtë
Siç e ka një zvarranik
Dua një buzë “të më mbajë ngrohtë”
Ja, kështu, dhe i vë pikë.

Nuk lë vend për aluzione
As lë vend për diskutime
As për iks e ypsilone
Kështu e dua unë buzën time.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s