Poezi nga Rexhep Hoti

Poezi nga Rexhep Hoti 

 

Puthja e aromës

Do ta sjell Tokën më shpejt,
Mëngjesi dua të agojë më herët,
Nesër kam takim me Buzëqeshjen tënde.

Do ta mbaj frymën pezull
Deri sa të vjen te porta;
Hyn brenda,
Dardhishta në dimër të mërdhin.

Ti më shpërfaqesh përpara shikimit
Më shumë se e vërteta për Trojën,
Aroma jote me puth në prag
Pa më pyetur hyn përbrenda meje
Siç zë vend mjalti në hoje.

Ah, ky çast, sa një botë!
I mbyll sytë,
Mbështet qafen në aromën tende,
E ndjej përpëlitjen e frymëmarrjen,
Si ashensor ikën poshtë e ngjitet.

Thyhem në ngrohtësinë e buzëve si xham,
Në mijëra spira grimcohem unë;
Po hyj në hapësirën e amshimit të paanë,
Aroma më rrëshqet si shtjellë e verbuar,
E mëndafshtë më qëndron përmbi.

Më vret ky nektar;
Ti s’je veçse fantazmë e frymëzimit.
Askush s’do ta di si ka lindur ky krijim;
Poezia do të mbetet si gur varri,
E ti nuk do të thuash më kurrë
O, Dielli im!

 

Troja

I sosa rreshtat e fundit më dëshpërim,
Pikëpyetja e fillimit më ndjek serish,
Si roje presidenciale prapa;
Askush nuk e tha në letër çfarë ishte Troja?!
Përse toka me njerëz u zhbë atje;
Përse zotat e bekuan fund e saj në Olimp,
E bota të nesërmen përse gdhiu e paatdhe?!

E takoj zemërimin e Akilit kudo;
Epikja e legjendave e kishte bërë lajtmotiv qendror;
Hirin e shtresave të nëndheshme nëpër Mesdhe
E shkundja nëpër kthinat e arkeologjisë,
Si simfonia që tingujt i çmend në ekzekutim
Dhe prapa me ndiqnin jehonat e asaj
Sikur dikur,
Me dhimbje të pathënë nga ploja!

Pas krimit akejtë kishin vetën një detyrim;
Por askush nuk e dinte në Mikena çfarë ishte ai;
As Zeusi i Madh në Olimp nuk e kishte këtë profeci!
Fati i tyre kishte vdekur në Trojë!
Medet!
Bashkë me skllevër e grekë, do të vdisnin dhe perënditë!

Plaçkë u bë shenjtëria e luftës!
Ndëshkimi ishte suprem:
Ndërgjegjja
Me vuajtje qindravjeçare do ta krijonte tragjedinë në epos,
Dhe s’qe lëvrimi grek që e përmbysi atë truall,
As hiri i mbetur që era e fluturon edhe sot nën dhé;
Askush nuk e zbuloi misterin dhe barbarinë e paskajë!
Në të vërtetë therori i Trojës ishte çmimi,
Që poezia të lindte prej saj!

 

M ’i përçan sytë!

Të shkruaj ty është shumë e vështirë,
Lodhem në shpirt,
Nuk dua të të flas më tutje;
Beli yt gjersa m’i prek shkronjat padashje
Në fantazinë e krijimit m’i përçan sytë.
S’është në vete kjo lidhje,
Çdo gjurmë që formohet me ty,
E fshehura N,
Me del një varg i farkëtuar për poezi!

Kam frikë prej këtij komunikimi,
Pa çka se ti ndihesh e mrekulluar,
Qeshesh nëpër studion tënde të intimitetit
Me kërthizë të shpaluar
E gjiu të është rebeluar nga roku i çmendur i zemrës;
Do të dalë prej këmishe,
Ta pëlcasë atë ngujim të padenjë të Njerëzimit;
Digjet ajo formë e bymyer madhërishëm,
Ka mall t’i heqë ato pranga,
Ka mall të bie gjer poshtë në tokë,
Të shëtisë me taket e veta, të ikën, të shkundet,
Midis dhëmbëve vetveten ta presë!

Kam vërtet telashe;
Më zgjon prej gjumi që pa gdhirë,
Nata jashtë është krejt bosh,
Muza është dashuruar në ty më shumë se poezia
E mua ky konflikt i krijimit po më dërrmon;
Më tërheq zvarrë shpirtin,
Siç e tërheq të kafshuar qeni endacak një ngordhësirë.

Kot më thua, ta mbaj pak atë dhembje,
Po më shqyen pesha e atij drejtpeshimi
Qëndroj ndërmjet tyre në mes pa gravitacion,
Kthetrat më mbajnë fuqishëm,
Siç i mbajnë rrotat në boshte zabonjtë;
O, sikur të mundja!
Të mos i ndjeja krijimet që me ngjyhen në mish të shpirtit,
Më pas të mos m’i shkuleshin prapë,
Siç i nxjerrin darët e torturës thonjtë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s