Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Apasionatë
 
Shkëlqen Dielli në zemrat e të dashuruarve
Yjet vallëzojnë pentagramit qiell
Ndihet në ajër parfumi manushaqeve,
Farfurijnë buzët zjarrin e zemrës.
 
Përqafime
nis gjaku në deje lëvrin,
e në mijëra fjalë,
akorde tingujsh që ajrit kumbojnë drithshëm.
 
Perdet bien
skena imagjinare si në ballot parisiene ndërron pasazh
…, ndërsa unë mendoj
flas me veten
shkruaj e rishkruaj
përsëri një fletë diku është harruar.
 
Asgjë s’vdes,
veç fragment i pasionit të shkuar.
Melankoni…?!
Akustikë e njohur
e një kitare të thyer…!
 
 
Lëndinë
 
Kjelltësia pranverore
nuk flet,
as dëgjon,
por thërret
lëndinajës së magjishme
praruar me lule
e aromash të pafundme.
Fluturoj
shumë më larg,
përhumbem
e harrohem
diellit që me rrezet më të bukura shndrit.
Lëndinë,
fjetur shpateve ende të rënduara nga bora
e përshkuar faqeve nga kristale lotësh
shndërrohesh në dy sy,
dy vështrime,
atë pëmes ngazëllimit të ngjyrës
dhe dëshirës time rendur në krahët e fluturës.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s