Një natë ndryshe / Tregim nga Fatbardha Sulaj

Tregim nga Fatbardha Sulaj

 

Një natë ndryshe

Flaka peshqirin nga flokët, të cilat ranë si hardhuca të gjelbra mbi supe, më pas zhurma e tharëses mbushi dhomën, flokët fluturonin në ajër, ndërsa kujtimet ishin stampuar tek  fustani i Merlinit. Në fakt flokët nuk ishin aq të gjatë sa të mbulonin lakuriqësinë e trupit, por dhe nëse do ishin lëshuar nuk do arrinin dot asnjëherë të mbulonin gjithçka

Sot kisha vendosur të isha protagoniste në një film me metrazh të shkurtër.

Nuk di pse më ka mbetur në mendje Kana. Vesha diçka provokuese, blu të zezë  dhe gjeta një palë çorape mbi gjunj, ishte një veshje që po sajohej aty për aty në lidhje me skenarin që Guen kish në mendje. Taka të larta me majë të hollë, fund poshtë gjurit, por i çarë, aq sa të provokonte e të  tergonte nëse kish apo jo të brendshme dhe një meshinë e zezë që mbulonte reçipetat.

Si është të ecësh në rrugë kështu –  tha Guen.

Titulli ishte- i thashë

Do ta provojmë – qeshi ai.

Më pas ai vazhdoi me leksionet e veta;

“Fillimisht zhurma e takave duhet të jetë preçize; është imputi i parë që kur hyn të kesh magnet dhe shikimet të fokusohen tek ty,  si të kesh  diçka qiellore, dritë të fuqishme. Duhet të kesh besim tek vetja… “

-Po thua se ja dal, si mund t’ ia dal, kur s’ jam as 20 – shtova.

Fuqia e depërtimit të zhurmës së takave nuk ka moshë- tha Guen- ndaj shpejto të realizojmë “një natë ndryshe”

Ishim të dy të ftuar diku, të dy njihnim shumë pak, por jo mjaftueshëm. Aparatin video-foto Guen e mbante në sup. Pasi u bëra gati ai kontrolloi grimin e tha duke qeshur “let’s go”. Taksia ndaloi para pallatit Dukal. Ne zbritëm, nuk di pse nuk mund të shfaqesha më serioze, teksa  më kapi një e qeshur. Uroja që Guen mos të ndërronte mendje. Gjithsesi që në hyrje ndjeva shikime. Guen humbi mes atij ambienti që rrëzëllente madhështi ose ndoshta me siguri po realizonte diçka. Drejt meje po afrohej pinjolli i Pallatit Dukal me të cilin isha njohur në facebook. Duke ecur krah tij ndjeja që shikimet bëheshin më intriguese, ndërsa kontrasti i veshjeve binte edhe më tepër në sytë kureshtarë. Shpresoja që në një kënd të shihja fytyren e tij, imazhin e përhumbur që ndez zjarre netëve …

Diku cepi i syrit kapi Guen. Ai bëri një shenjë, ndërsa Unë bashkë me kontin H.Junior morëm nga një gotë. Guen filmonte. U ula diku, kur shikoj që shumë të panjohur u afruan dhe me sjellje Xhentëllmeni kërkonin më shumë njohje. Nga këndi i djathtë dëgjova të luhej një pjesë nga Çajkovski, kurse mua më kapi një dëshirë e fortë për të treguar kush isha.  Guen afrohet e  më thotë se pas pak do jetë radha jote, ndërsa unë u shtanga, sepse nuk e kisha idenë se për çfarë radhe bëhej fjalë. Konti H u shfaq sërish,  bëri një lëvizje të lehtë të dorës, dhe përplasi dy gota me njëra-tjetrën. Të gjithë kthyen kokën në drejtim të tij. Zu filloj të luante Rashmaninov, ndërsa Guen vjen i shoqëruar me vajza më të mbuluara, me pelerina dhe mediume për pikturë. Kjo ish për mua. Atëherë mora furçat, vajzat hoqën pelerinat e u shfaqën gjysmë nudo. Bëra si mjeshtri im dikur në një performancë live duke pikturuar mbi to dhe më pas imazhi në kanavacë. Ne fund hoqa meshinën të cilën e hodha diku dhe bëra trupin me bojë dhe u vendosa në një nga telajot që qëndonte në këndin përballë. U ngrita, muzika dhe duartrokitjet vazhdonin. Lash inazhet. Kjo isha unë. U përkula dhe dola për t’ u larë. Guen fluturonte nga gëzimi.

Super më tha dhe më dha diçka që kish marrë për t’ u ndërruar.

@fatbardha sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s