Poezi nga Armando Vebiu
Fluturoj
Lëngime të shpirtit kthyer në mjeran’,
ku çdo kohë pret fluturimin!
Britmat t’i përhapi anë e mbanë
në qiell të shpërndaj krejt dëshpërimin.
Kështu ishte shkruar,
liria ngre dallgët në batic’!
Të gjithë peng të saj mbetur,
me plagë, me lot dhe sakrific’.
Dhe në jetën e amshuar,
vargje thirrmë që denjoj.
Me qiellin retë përqafuar,
Klithmëshpresë ajrit fluturoj!