Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

unë dhe POETI!

Gjysëm xhep i zbrazur
pasioni i zjarrtë
lexuesin ushqen me nektar
pije që deh, natyrën pasuron
ai, shkruan poezi të përjetshëm.

Politikan nuk është, edhe më pakë lypësar
shikjoni
ofron bujari, fisnikëri, burrëri
kurrë nuk do dëgjoni
zbrapsur është nga i shenjti alfabet.

Bota e tij, panjohur për ju është
për jetë mondan kohë të humbas nuk ka,
fletët, rrëmujë në folenë e tij
këtë nuk kuptoni, ju, të shumëzuar barishtor.
Ai
lidh skajet e jetës me mundim shumë
dorë heq nga postet e injorancës,
vend ku janë mbledhur artistët e fitimit
përkulet kurrë jo, endacakëve të demokracisë.

Piramidë, fortesë, kushtrim, dashuri, epsh, ekstazë
poeti është,
i kombit, letërisë, etikës, bashkimit
flamur, pendë e përjetësisë.

Pikturon jetën e juaj
për atdheun dashurinë zgjon,
jeton, bashkëjeton me vuajtjet e juaja
dritëzohet gëzimi kur ju sheh të lumtur
po, është i juaji poeti!

 

MËRGIMTAR!

Pranë oxhakut të shtëpisë
ja tek është djepi në fund të dhomës,
me shami lokja e lodhur
është çorape të leshit duke thurur.

Lënë keni pas, tmerr, në të plotën errësirë
shtigjeve të perëndimit
larguar jeni, drejt në të sigurtë.

Ndodhi lufta, tejet e egër, dëme të shumtë, torturë
vrasje, djegje, eksod i rrallë
goditën, të pamrojturën popull.

Sot, jemi në tokën tonë, mundohemi të ndërtojmë jetën
atdheu, për ndihmë ka nevojë
për ju, mërgimtarë të denjë.

Si kurrë, vend ky i shenjtë, tani shtrirë ka duart
ju mirëpret krahëhapur
thotë, në shtëpi ejani, ju të mërguarë.

Dëgjoni, kushtrimin e atdheut, rrjedhë poshtë, Lidhjes në det
tej bjeshkëve të shqiponjave
thirrja është drejtuar juve.

Tani, koha e ndërtimit është
zhvillimit, borxh kemi të gjithë
mëmëdheu, ofrohet në gjumë
ju mundon, kërkon ndihmë !

Shekulli ky, thërret burrat, gjakun e pastër Pellazg
lartë shikjoni, yjet janë mbledhur
presin kthim, në tokë të bekuar.

 

KAFSHATA ynë!

I mëngjesit dielli, madhështor
hyri në dhomë pa përtesë,
ofrohem dritares i përgjumur
zonjën e shtëpisë shikjoj
pikojnë lotët…..
më godet hingëllima në gjoks!

Zonjë ç’ke ? E dashura ime
lotët janë të gëzimit, apo të vajtimit ?

Eh, burri im
janë lotët e zhgënjimit, varfërisë,
murmurit zbrazët kuleta ime
ç‘ të them femijëve për kafshatën e gjorë…

Zonjë e oxhakut, e çiltër nuse
përballë është furra, bukë do sjelli
të bardhë, ngrohtë, …

E di – e di- por më beso
lotët e tradhtisë as unë nuk dua,
krahërori më ofshanë
errësira grindet me skamjen
ishullin kërkon ate me grurë
kupto, të lutem, i imi burrë…

* Më ndodhi mua!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s