Eftiqia Kapardheli, mes valëzimit lirik dhe universit poetik / Nga: Agron Shele

Eftiqia Kapardheli, mes valëzimit lirik dhe universit poetik

Të shkruash është njësoj sikur të udhëtosh përmes pafundësisë shpirtrave, ndërsa të reflektosh rreth kësaj bote është njëlloj si të prekësh dhe ndjesh frymën më të lartë njerëzore. Përbrenda këtij kuptimi të thellë që derivon kufijtë dhe nocionet e fuqisë art, kësaj mundësie shprehjeje që sintetizohet vetëm përmes ideve, sugjestionit, vizionit, imazheve dhe shpirtëzimit të tyre, do mund të percepetoja dritëhijet poetike të autores Eftichia Kapardeli, të cilat lindin si ejmotive, për të përthyer dhe ngritur të tjera kolorite ngjyrash në telajon e madhe të kornizës jetë. E zhveshur nga të gjitha komplekset, larg rregullave strikte e shablloneve, përmes varjeve të lira poetja vjen kaq ndjeshëm dhe natyrshëm për lexuesin, sa beftëson e mrekullon në të njëjtën kohë, tërheq dhe grish, mistizon dhe magjeps me elokencën fjalë. Kryefjala e poezisë tek kjo autore është dashuria njerëzore, si vlerë dhe ornament i gjithe bukurisë jetë, si ndjesi në vetvete, si prelud dhe  emocion i thellë,  si formë estetike dhe sentiment i përbrendshëm që detratohet nga thërmijat më të imta të  brishtësisë dhe skajeve më të largëta të tyre. Në këtë lloj poezie nuk ka ngjyrime të ndezura fjalësh, as nota të forta, por ka filozofinë, figuracionin e pasur, e cila të çon gjer në limitet më të fundit, të përtejshpirtit. E gjithë poezia e kësaj autoreje përngjan me velat e bardha të cilat shfaqen e zhduken horizontit të largët, për tu rikthyre sërish më të dukshme, më të shndritshme dhe shumë më tejçuese për vetë natyralizimin që përcjell dhe sharmin estetik të vargjeve. Tisi dhe mistizmi shtjellë vijnë si vegime që kapërcejnë vizionet, por dhe si enigmë për atë çfarë shkon dhe mbetet në këtë memorie të trazuar kohe, e cila përmes shkallëve të krahasimit, metaforikës fjalë e simbolikës ngre partitura notash, ku çdo tingull kumbon timbrin e kësaj bote që nuk njeh kufij,  por shkon përherë në evolim. Ajo që bie në sy dhe ndesh më së shumti në këtë lloj poezie është deti, i sjellë si valëzim jete, por dhe shtrëngatë që turfullon flokët thinjë nën klithjen e njelmët të regëtimës kohë, për më shumë dashuri, harmoni e  shpresë.

“Nën ritme flivziane*

dhe nën flatrime zogjsh

velat e mia hapa, deteve të botës

për udhëtime të bukura, për të ndarë

endjes,

ujit që i falet gjithmonë qenies

në ngjyrë blu maren…”

Për autoren e gjithe jeta është një flatrim zogu, një hapërim në ajrin e jodizuar të detit, një endje e bukur, që kërkon të baresë përherë e më larg, drejt të panjohurës largët, dëshirës së fshehtë dhe shkrirje një me blunë maren. Kjo vjen përmes tablos det, tablo që e ka shoqëruar që me fëmijërinë e saj dhe me magjinë e tij e ka misticizuar dhe frymëzuar pareshtur. Në vargjet më poshtë autorja greke ndërthur mitikën (traditë e vendlindjes së mitologjisë) me postmodernizmin, ku sirenat ftojnë përplot hedoni grimca ditë- tingujsh duke mbjellur kudo ëmbëlsinë e dashurisë dhe shpresës. Dhë në përmbyllje të kësaj poezie përmes formës eliptike të vargjeve realizohet përthyerja e kuptimit poetik, duke e zgjuar nga premtimi nostalgjik i koraleve të shformësuara dhe rikthyer pas si triumfatore.

“Në këtë përqafim

të tejmbushur aromash

Dielli, sa nuk ra…

Buzëqesh rishtaz fitimtar

guralecëve të purpurt,

që vet shiu, mijëra puthje

ju la!”

Natyralizimi i dashurisë bëhet përmes simbolikës diell dhe shi, tokë e etur që gjallëron fijen e barit dhe bulëza uji që shndrijnë dhe mbeten tatuazh puthje i stinës së luleve, lulëzimit pranveror. Në këtë poezi gjithashtu kemi kurbëzim dhe përvijim të konceptit dashuri si shpërthim i beftë që krejt papritur prek kostalecionet më të larta të shpirtit dhe me notat më patetike (nga muzika / vallet e saj) si në një vals lodrojnë elegancën, harmoninë dhe shkrirjen një me partiturën.

“Dhe nëse do të vish

eja pa u shfaqur,

të mos dijë njeri,

si ftesë

hedonie

trupi edhe zemre

Vdekje… dashuri!”

Në këto vargje dashuria hyjnizohet, përjetësohet dhe ngrihet në poltronet më të larta të qiellit, trup dhe zemër, ndjenjë dhe shpirt, vdekje dhe përtejlumturi. Kaq e fortë është ndjesia e saj, sa ajo të përhumb, të shkëput nga vetvetja, të çon në të tjera imagjinata, aty ku qiejt përndritin agimet e jetës, por dhe aty ku flakërimat e saj tërhiqen muzgjeve të fjetura, ëndrrave të derdhura nga shkrepëtimat yje dhe pezmit fluid profund.

Duke lexuar vargjet e autores së njohur dhe të publikuar në shumë Antologji Ndërkombëtare, Eftiqia Kapardheli, beftësohesh me imagjinatën dhe intituitën e saj krijuese, më universin dhe modalitetin e krijuar, me strukturat unike,  dritëhijet e sjellura, dhe hapësirën  e pafundme e shumëdimesionale të  këtij lloj arti, që e përfqëson dhe e ngre në majat më të larta të olmpit poetik.

 

Nga: Agron Shele

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s