Poezi nga Josif Gegprifti
Muzës…
Muzë moj ku ke shkuar,
Vallë ku ke ikur ti,
Ah sa shumë më ke munguar,
Eja muzë, s’rroj dot pa ty!
Jam pa fjalë, pa frymëzim,
S’jam i dehur as i marrë,
Kush e vrau shpirtin tim,
Muzën kush ma mori vallë?
Dua valët liqenit t’ia prek…!
Liqeni si një pasqyrë shkëlqen,
E gjithë natyra aty është pasqyruar,
Qielli gjithë zogjtë i rrëmben,
Rrugët me gjethurina mbuluar.
Një erë e lehtë po fryn,
Liqeni fillon ngjyrat ndryshon,
Diku shfaqet një fjollë tym,
Si një re e bardhë fluturon.
Dua valët liqenit t’ia prek,
Qiellin ta shoh të kaltëruar,
Të shoh hënën nga malet kur zbret,
E veshur si një nuse zbukuruar.
Kujtimet ngacmojnë!
Kam zbrazur ca gota me verë,
më rrëmbejnë ëndrrat pa fund,
ca copëza kujtimesh- pranvere,
me mua bredhin këtu,atje e gjithkund.
Mundohem t’i shkund këto kujtime,
që prej vitesh i mbaj në shpinë,
ato mbetën veç burrime,
që ngacmojnë shpirtin tim.
Buzëgjol valëshlagur…
Nga ky
buzëgjol valëshlagur,
shoh fluturimin e zgalemave.
Imazhe
të shumta,
fluturimthi kalojnë para syve.
Shpirti
nën rritmin e zemrës
rend për tek ty e dashur,
ashtu si valët e liqenit
nxitojnë
për të pushuar
në këtë buzëgjol valëshlagur.