Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Si Salambo…

Dashuria ime rrjedh qiejve
me shirita blu të tejskajshëm
dejeve zjarr i ndezur
limfëkuqe
në një sharm të perëndeshës së shkuar
kapërcyer bedenash të gurtë
kufirit ndaluar
mes jetës dhe vdekjes
ngjyrimit stampuar tatuazh
në të fundit orakull shkëlqimi .

Dashuria ime
rrënjosur dhimbje,
si Salambo
pragut të sfinksave
me duar të stëgjatura fatit
krahëngritur errësirës galaksi
kthinave të shpirtit përgjëruar
rendur kohës përjetësi.

Dashuria ime,
më shumë se një dëshirë
degëzuar kurorash të reja
çelur margaritarë
nën vështrime të heshtura hëne
e diellit të kthyer në zgjim
iluzionit të buzëve etje
drithërimës puthje ndër gjethe
tejzgjatur fëshfërimës erë
në kërcitje të gjelbërta degësh
harruar në bishta kometash,
që fustanin i grisin mjegullës.

@ julja

 

***

Mos thuaj asgjë!
Fjalët fluturojnë
si gjethet.
E sheh…
Heshtja flet aq mirë
degëve të zhveshura të pemës,
ku foletë flenë të braktisura
muzgut polar.

Nata e ftohtë do të rrethojë sërish
e unë, si yll i zbehtë
errësirave të tua do humbas…

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s