Poezi nga Marilena Shena

Poezi nga Marilena Shena
 
 
ZBATHUR NË RRUGË…
 
Ai rrinte zbathur,
Ja,aty tek ai guri.
Kush i dha jetë,kush i dha shpirt,
Kush i dha zemër atij burri?
 
Ai më vështronte me lot në sy,
Më zgjati doren,diçka kërkonte,
Ndoshta bukë dhe ujë,
Sepse kuletën time shikonte.
 
Nuk prita dhe kuletën e hapa,
Disa monedha i dhashë,
Por çfarë beri më vonë,
Nuk pashë…
 
Ishte zbathur, o nënë!
Monedhat për të janë si kokrrizat e sheqerit,
Një fjalë kalova në mendje kur ika,
“Zot,faleminderit!”
 
 
 
KJO DËBORË..
 
E preka dëborën,
Por në dorë më shkriu.
Ah sa keq!
Ta kisha lënë të jetonte edhe pak.
Për Zot u pendova,
Gabova.
Kjo dëborë jeton aq pak,
Dhe unë ja shkurtova jetën asaj.
Më fal,o dëborë e bardhë!
Por kërkova pak bardhësi,
S’kam faj!
 
 
NË QIELL…
 
Nata ishte shumë e errët,
Ndërsa unë shumë e ftohtë.
Yjet nuk dukeshin më,
Ndoshta ishin fshehur në vend të ngrohtë.
 
E shikoj, në qiell nuk ka më yje,
Ku shkuan vallë?
Të vetmit shokët e mij,
Ku më lanë?
 
Në qiell do shkoj ti kërkoj,
Ndoshta nga zeri im do të dalin,
Dhe do ju lutem me gjithë shpirt,
Me vete të më marrin.
 
Tashmë larg errësires dhe akullit,
Në qiell dua te jetoj.
Mbase dhe aty do të jetë ftohtë,
Por të paktën,djallin e tokës do ta harroj!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s