“Historia e natës së 1002-të” (Roman) – JOZEF ROT / Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

“Historia e natës së 1002-të” – JOZEF ROT
(Roman)

“… Ndërsa po ecnin përgjatë kuvertës, Shahu përpara dhe kapiteni pas tij, qielli u errësua edhe më tepër, gjer atje ku arrinte syri, me përjashtim të një rripi të ngushtë kaltërosh në verilindje. Në perëndim, retë ishin shumë kërcënuese dhe ngjyrëvjollcë, në zenit të kupës qiellore qenë paksa më të buta e më të çelëta, kurse në lindje vinin e rralloheshin dhe merrnin një ngjyrim të zbehtë, çka krijonte te njeriu ndjesinë e një lloj qetësimi. Kapitenin, që po ecte tre hapa pas Shahut, e pushtoi një frikë e mirëfilltë. Këtë radhë kjo nuk ishte, si pak më parë, frikë nga monarku e nga gënjeshtra që kapitenit iu desh t’i thoshte, tani ajo ishte frikë nga Allahu, nga Zoti i botës, dhe nga stuhia që kishte parathënë me aq mendjelehtësi.

Për të parën herë kapiteni kishte pasur nderin të priste Shahinshahun në anijen e vet. E ç’dinte ai kapiten babaxhan nga ligjet e diplomacisë? Qysh prej njëzet vjetësh u binte deteve kryq e tërthor, gjithnjë me atë anijen perandorake “Ahmed Akbar”. Pati përjetuar stuhi të shumta, në kohën e rinisë pati lundruar vetëm në anije me vela, edhe mjeshtërinë e lundrimit në anije me vela kishte nisur ta mësonte. Qysh nga koha kur pati hipur në fron, ky Shah s’e kishte ndier asnjëherë nevojën për të udhëtuar në det.

Të gjorit kapiten i takoi nderi i rrezikshëm i udhëtimit të parë që do të bënte në det monarku i plotfuqishëm. “S’duhet të mbërrijmë në brigjet e Evropës brenda kohës së caktuar”, i pati thënë Veziri i Madh. “Nga natyra, Madhëria e Tij është tejet i paduruar dhe do që dëshirat e tij të plotësohen sapo t’i ketë shprehur. Por ju e kuptoni, kapiten, ekzistojnë edhe pengesa diplomatike. Jemi të detyruar të presim së pari përgjigjen e Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit tonë. Gjersa të vijë kjo përgjigje, na duhet të përpiqemi e të sillemi vërdallë në afërsi të bregdetit. Po t’i shkojë mendja Madhërisë së Tij e t’ju pyesë, duhet t’i thoni se i trembeni ndonjë stuhie.”

(Joseph Roth: “Historia e natës së 1002-të”,
Titulli i origjinalit: “Die Geschichte von der 1002. Nacht”,
Roman, Botimet “SANTORI”, Tiranë 2012, 300 faqe.)

 

Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s