Kalendari poetik: Kahlil Gibran (1883-1931) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kahlil Gibran

Kalendari poetik: Kahlil Gibran (1883-1931)

Sot, më 6 janar është data e lindjes për Kahlil Xhibranin, poet dhe piktor i njohur me famë botërore me prejardhje nga Libani dhe shtetësi amerikane. Me veprën e tij bëri përpjekje për qasje të kulturave perëndimore dhe lindore; janë përkthyer në mbi 20 gjuhë librat e tij, kurse qindra piktura të tij ruhen në një muze në Savanah (shteti Georgia, USA). Kryevepra e tij mbahet libri i shkruar si prozë poetike “Profeti” (që u botua me përkthimin tim në vitin 2003 nga sht. bot. TOENA); nga fillimi i vitit 2016 miq të mijtë më gjetën vazhdimin e “Profetit” me titull “Kopshti i Profetit”; e përktheva me një frymë dhe e botova në muajin tetor 2016 po te ajo sht. bot. me një kushtim për djemtë e mi Gentin dhe Marinin; nga Tirana më thonë se libri është shitur krejt. Për sot sjell për ju një pjesë nga “Kopshti i Profetit”:

………………………………………………………………………………………….
Pastaj tha: “Miqtë e mi dhe shokë të fëminisë sime, mëshirë për kombin që vetëm bestytni ka dhe i zhveshur është nga feja.
………………………………………………………………………………………….
“Mëshirë për kombin që s’bën “gëk” kur vrasin e varrosin dikë, dhe ulurin vetëm kur e ka qafën e vet mes shpatës dhe kërcurit.
“Mëshirë për kombin që skile e ka burrin e shtetit, maskara dhe dredharak mendimtarin, që i vjen ndoresh vetëm të vërë mballoma dhe t’i imitojë të tjerët.
………………………………………………………………………………………….
“Mëshirë për kombin që të mençurit pa gojë i ka dhe të fortët i ka ende foshnjë.
“Mëshirë për kombin që copa-copa është ndarë dhe çdo copë e quan veten komb më vete”.

 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s