KËRCIMTARI ( Rexhep Çelikut) / Poezi nga Iliriana Koleka

Rexhep Çeliku

I paharruar kujtimi i Rexhep Çelikut, valltarit fluturues te Ansamblit te kengeve e valleve popullore Tirane!

Rexhep Çeliku ka lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë dhe nga viti 1972 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Ai shumë herë është vlerësuar si valltari fluturues, dhe pikërisht një paraqitje të tillë kishte pasur edhe në vitin 1996, kur Ansambli Kombëtar i Valleve të Shqipërisë pat mbajtur një koncert në Prishtinë, në vitin 1996.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Në mesin e nëntorit të 2017-s, kur Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popoullore mbushi 60 vjet, Çeliku numëroi 45 vjetorin e karrierës së tij artistike.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare nga një sëmundje e rëndë nga e cila vuante prej një kohe të gjatë.

Teatri i Operas dhe Baletit (TOB) shpërndau në rrjetet sociale këtë mesazh:

“Lamtumirë korifeu i skenës, “shqiponja” e valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku. Në mënyrë të parakohshme, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën luftonte prej vitesh, kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua në shtëpinë e tij në Tiranë rreth orës 4:00 të mëngjesit. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të “Nderit të Kombit”, Rexhep Çelikut!”, u tha në mesazhin e TOB-it.

Më 5 janar të 2018-s nga Ilir Meta ai u dekorua me dekoratën “Nderi i kombit”.

KËRCIMTARI

Çfarë kënaqësie të shoh duke kërcyer
Si zog rrotullohesh e harron çke përrreth
Njerëzit nuk vlerësojnë feksjen e dritës
Vërdallosen tyneleve, me dritë të zbehtë

Mendojnë se po shtiresh, mendojnë se je lodër
Dikush të vë krahë e dikush ti pret
Për ta s’ka vlerë vetë kërcimtari
Po ai që paguan për të parë balet

Kurse për mua, ti je vetë magjia
Hedh botën në këmbët e mia, që unë ta shëtis
Dhe qiellin e zbret me çiltërsinë tënde
Çdo gjë përsëritet, po kurrë ky kërcim

Mjafton të të shoh dhe me ty dashurohem
Me bulëzat e djersës që shpërndan si vesë
Ti luan në botë këmbanat e shpresës
Ata që e ndjejnë këtë, i shëndron në poetë.

 

Poezi nga Iliriana Koleka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s