MEXHID MEHMETI, PENË E NDRITUR E KOMBIT… ( Disa fjalë për romancierin, poetin, dramaturgun, e publicistin, Mexhid Mehmeti) / Nga Bilall Maliqi

MEXHID MEHMETI, PENË E NDRITUR E KOMBIT…

Disa fjalë për romancierin, poetin, dramaturgun, e publicistin, Mexhid Mehmeti

Mexhid Mehmeti shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike, shkrimtar i kompletuar me të gjitha zhanret letrare, i shpërblyer me shumë çmime, si në fushën e poezisë, poashtu edhe në prozë, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe në kinezisht, i prezantuar nëpër shumë revista prestigjioze dhe në Almanakun Botëror të Poezisë. Është laureat i çmimit “Hivzi Sulejmani” nga LSHK, për veprën më të mirë në prozë, romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, laureat i çmimit “Ymer Elshani” për romanin trevëllimësh për fëmijë “Çamarrokët”.
Janë disa nga arritjet e tij në planin afirmativ letrar, me të cilat na bën të ndihemi mirë e gjithë komuniteti shqiptar që jeton në Krahinën e Preshevës dhe më gjerë.
Kur shumica e miqve krijues menduam që shkrimtari Mexhid Mehmeti nuk do të shkruaj për fëmijë, ai doli me librin e tij të parë (poemë) për fëmijë “ Pallati me yje”, për të vazhduar me romanin trevëllimësh “Çamarrokët” (1, 2 dhe 3).
Kjo pendë e ndritur e kombit nuk u ndal me kaq, ai na solli edhe një vepër kapitale, i pari në letërsinë shqiptare, fjala është për romanin shtatë vëllimësh “Ecejaket e Herolindit”, me të cilin ka bërë një “revolucion” letrar, me profilin e tij prej shkrimtari që radhitet në rangun e shkrimtarëve të mëdhenj shqiptar.
Ky roman shtatë vëllimsh, lexohet si një tërësi prozaike, por mund të lexohet edhe veç e veç, dhe me këtë lexuesi i ligjerimit poetik për fëmijë do të kënaqet së lexuari këtë vepër e cila lirisht mund të thuhet se është kryevepra e tij e kësaj fushe.
Në secilën pjesë të romanit, kryepersonazhi, Hero Lindi, paraqitet dhe shetitë në shtatë botët, si:
Bota e territ, e ëndrrës, e përrallës, e gënjeshtrës, e ngrirë, e shpresës, dhe e dritës. Pra nga bota e territ deri në atë të dritës, si një ëndërr e gjatë e tij, e shoqëruar me ngjarje të ndryshme të cilat janë shumë të kapshme për imagjinatën e fëmijëve.
Ky roman shtatë vëllimsh i shkrimtarit tonë Mexhid Mehmeti, padyshim do të hyj në letërsinë shqiptare për fëmijë si vepra e parë dhe e vetme e këtij lloji, e cila do t’i bëj nderë letërsisë shqiptare si shtatë vëllimshi i parë, por edhe nga vlerat artistike që i ka dhe mendoj që kritika letrare dhe studiuesit e letërsisë për fëmijë duhet seriozisht të merren me studimin dhe vlerësimin korrekt të kësaj vepre.
Shkrimtari Mexhid Mehmeti, përpos sukseseve të shumta që i ka arritur në planin krijues, ai është i dekoruar nga Presidenti shqiptar, Shkëlqesia e tij z. Bujar Nishani, me titullin “Naim Frashëri”, si dhe qytetar nderi i qytetit Fushë Kosovës…

 

Bilall Maliqi, shkrimtar

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s