Poezi nga Mihalis Pieris
Në kafen e qytetit
Pjesёn e fatit tё viteve tё mia e kam marrë.
Çfarë mё takonte erdhi tek unë dhe iku.
Tani rri vetëm. As tymos as pi.
Rri vetёm në kafene. Libra tё sapofilluar
dhe shkrime tё lёna gjysmëshkruar
Tekste qё s’mund t’i mbaroj kurrsesi.
Vitet e mia ikёn, morёn fund.
Fuqia e trupit, e mendimit ka shteruar.
Kufomё qё rri në kafen e qytetit
vёshtron lëvizjen nga qelqi i mjegulluar
hutimshёm. Filxhani bosh i kafesё
mbi tryezёn e lëmuar
qё shkёlqen mbi mermerin e ftohtë
të akulluar…
Shkëputur nga vëllimi poetik “METAMORFOZË QYTETESH” i sjellë në shqip nga Petro Çerkezi.