Poezi nga Agim Desku
DUART E NËNËS
Në rikujtim të Maskres se Reçakut
-Rikujtoj ikjen e nënës në amëshim,15 Janar 1999-
M´i zgjatë duart deri të yjet
Diellin ma ruaj në gji
Sa mirë ma rrite ngrohtësinë e jetës
Fatin e atdheut ma çendise flamurit kuq e zi.
Nënë,luftëtarja ime e shenjtë betejash
Gëzimi ,dhembja dhe përqafimi në të njëjtin çast
Lotin e bëj lumë dhe det thellësishive titanikiane
Kur mbeta pa emrin tënd në të njëjtën ditë me Reçakun.
Ah,nënë,perëndesha e tokës dhe detit
Asnjë piktor nuk di ta pikturoj fytyrën e saj hyjnore
Vetëm ne të dy që kemi mbetur pa nënë dhe pa jetë
Sot ndaluam tek Ura e Fshejtë e ringjalljes se saj.
Nënë ,m´i zgjatë duart deri të gurët e Kosharës
Sa herë më ke fal bekimin ta bashkohem me yjet dhe jetën
Hero i secilës luftë mbeta dhe mësova mjeshtërinë e shpatave
Tradhëtinë për tokën që u rritëm e fshimë nga faqja e dheut.
Nënë kam shumë lutje t´i rikthej sepse më ngrite në Yll Davidi
Tërë jetën do t´i ruaj në sytë e mij vetëm atëherë kur takohem me hënën
Besoni në fjalën time të vërtetë se secilën gotë dua ta ngriti për kohën pa nënën
Nuk më mjafton ta ruajmë njerit-jetrin në gji dhe në kujtimet e zanave.
Dua të të pikturoj çdo çast të jetës në dhomën time të shtëpisë.
Trëndafilat t´i kam mbjellur në çdo cep të kopshtit tim
Fjalët më të bukura muza e mbrëmjeve m´i ka sjellë në varg
Nënë atdheu të ka bekue për shpirtin tënd të shejtë hyjnor.
PËRSE KAQ LARG ËSHTË FJALA
-Fjalës se pathënë-
E di që babai im kishte zënë miq të cilët ndërruan fytyrat pasi ai vdiq.
Kah endem në mendje më rri fjala e pathënë
Dikur një titull i shkruar nga dora ime
Sa herë e kishte pa dritën në të përditshmet e Prishtinës
Sot më shpesh e takoj të lakuar nepër vargjet e poetëve tanë.
Nuk vdiqa përse lexoja jetën time në qiellin pafund
Më zë malli përse kaq larg më rri fjala më e bukur në jetë
Njehërë më erdhi si zë zane me krah shumë të lehtë
E di që babai im kishte zënë miq të cilët ndërruan fytyrat pasi ai vdiq.
Askush nuk e lexon gotën kur e ngritë orë e çast
Sikurse as gota nuk të lexon kur ti bëhesh më i krisur se vet jeta
Fjalën e di kush ma treti më larg se deti Jon
E vrau bashkë me tokën që aq shumë e deshti me shumë se nënën.
Fjala e pathënë mbeti të unë një lutje për nuset e lirisë
Mbrëmjeve rri me muzën dhe provoj ta kalojmë Urën e Fshejtë
A ka forcë të na mbanë kur nga gjinjët e se bukurës rrjedhë qumësht legjendash
Me këngën e së bukurës more e mati forcën e lotit tim tim.
Besnik ju befësha atyre që vdesin për rikthimin e fjalës në përrallë
Me shekuj brez pas brezi jetuan përrallat për ne dhe për legjenda
Ishte besa që na shndërroj në gjuhën e shqiponjave dhe zanave të malit
Sa me fat që i përkas popullit tim që nuk di të tradhëtoj as të vret .
Me demonët nëse merrëm u bëfsha edhe unë më demon se ata
Në vend të perandorëve merruni me trëndafilat e lirisë
Lutuni të bie shi nëse diellin e doni ta këni pranë sofrës se shqipeve
Fjalën e pathënë e ruaj unë në shtatë dryna të Kullës se Prekazit.
HYJËT NGRITËN NË PËRJETËSI
-Vallëtarit të shqiponjave Rexhep Çelikut-
Tani kur u bëre krah shqiponje
Ike në qiell
E kemi më lehtë ku mund të të gjejmë
Maestro Rexhep Celiku.
Vetë na e mësove rrugën e syve të qiellit.
Nuk të lënë të vdesësh as yjet
Sepse të kanë në miqësi të pëditëshme
T´i pyesim zanat a të lënë të ikësh
Nëse do edhe lulet që t´u bënë miqt e tuaj
Pas çdo valleje të shqiponjave.
Askush nuk e do ikjen tënde kaq herët
Ke për të ardhur prapë në Kosovë
Ah, më ç´mallë të presin Malësia
Po i pyesim vallet çame ç´thonë ato.
T´i pyesim zjarrët që na ndeze zemrat
Sa herë fluturoje me Yllin e Davidit
Dhe krijove çdoherë shqiponjen krenare
T´i pyesim lotët e gurëve të atdheut .
Me mijëra vjet të ndarë në dysh zemrash.
Nuk të lënë të ikësh askush
Kuptoje tërë një Shqipëri siikur të ishte e bashkuar
Ashtu siq zoti e ka fal,vetëm atëherë do të përcjellnim
Me simfonitë e zemrave tona
Kur Ti na shndërrove tërë një komb
Në valle të shqiponjave
Ti Rexhep Celiku nuk vendose për ikjen vetë
E dimë këtë andaj edhe të them.
Lamtumirë maestro
Lamtumirë yll Davidi.