Poezi nga Heinrich Heine
( 13.12.1797 – 17.02.1856 )
Endësit Sleziane
Me sytë e errët ku s’ thahen lotët
telajosh ulen, shpirtin sulin :
-moj Gjermani , qefin të hollë
dhe tre mallkime për ty thurim.
Ne endim, endim…
Mallkim për Zotin në acar.
shtrënguar dhëmbët prej urisë
Kemi besuar, kush na tall
e na përçmon me shpirtin pis.
Ne endim , endim…
Mallkim për mbretin qe ky hall,
se bëri kurrë të pikëlluar,
por zhvat prej nesh dhe çdo qindarkë,
të qenërve fatin na ka gatuar.
Ne endim , endim…
Mallkim atdheut tonë të shtirur,
ku ka veç turp e mosbesim,
ku vyshket lulja e porsa lindur,
ku krimbi joshet me kalbëzim.
Ne endim , endim…
Flatron tezgjahu e gërvin,
në ditë e natë ëndërrime,
Moj plaka Gjermani qefinin,
endim për ty me tre mallkime .
Ne endim , endim…
Asra
Çdo ditë hijeshinë falte
e mira bijë e sulltanit,
ku ndrinin ujrat me stërkala
mermerit sipër shatërvanit.
Çdo ditë priste skllavi i ri
në mbrëmje krejtësisht i qetë,
ku piklat loznin hijeshi,
veç dukej pamjes më i zbehtë.
Një çast princesha i afrohet
e sedërton me gurgullimë,
– emri djalosh a të kujtohet
dhe jotja gjindje, prej nga vijnë ?
E skllavi flet mes psherëtime,
Jam Mohamedi i mallkuar,
ASRA quhet rraca ime
që lind dhe vdes e dashuruar.
Shqipëroi: Sinan Vaka