Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Lakuriqësi që dhemb!

Ndonjëherë më dukesh si njeri lakuriq
Ku dimri ashpër të nxin lëkurën
Me sy të trishtë, e tëra në lëngim
Gjymtyrë copëtuar!

Të ndiej ndonjëherë, të largët, të huaj
Çuditem sa durim madhe paske qenë
Nën hije qipariset heshtur tunden
Të shoh të mjerë, ohhh sa të mjerë.

Sikur një çast të më kuptoje
Të ishe Ti në vendin tim
Thellë në shpirt do ofshaje
Të jesh lakuriq, është veçse trishtim!

Të isha unë në vendin tënd
Do shkundja malet, sa të ulërinj
Një grusht dhé në atë vënd
I mbushur plot me gjarpërinj!

Ti lakuriq, më fut tmerrin
S’duroj dot si të kërcasin dhëmbët
Nuk të vjen dimri, mos shih nga deti
Ulur këmbëkryq, e ke në vatrën tënde!

Shpesh mbyll sytë dhe ëndërroj
Të shoh të veshur, bukur në të bardhë
Tek tundesh hijshëm e nusëron
Si zonjë e madhe , në një sfilatë!

Por ëndra ime s’është veçse një iluzion
Tashmë koha të ka zhveshur shumë
Me duart që dridhen, pjesë trupi mbulon
Ah sa më dhemb, e mjera unë!

 

Ditëlindja

Kanë çelur mimozat, shpirti im
E di, është herët, akoma dimër
E tërë pema veshur në një gjelbërim
Dhe unë emblemë e shkuar me një cicërimë

S’më pushon goja, as sytë nuk gjejnë derman
Në ditlindjen time, ti gërmon me duar
Të kam shumë larg, por të ndiej pranë
Dhe mimozat lule, po më thonë “Të dua”

Ka rënë dhe shumë dëborë, sot në ktë ditlindje
Si pëllumb vërtitem në gjithë ktë bardhësi
Në vetminë e saj të veshur mrekullie
Nusëroj e bukur, por dhe me pakëz frikë.

Sot festoj me borën, me erë mimozash
Ta dish pranë meje, po të mbaj në gji
Në majë të ktyre pishave ndiej dhe erë sorrash
Sot as ato nuk flasin, dhe të heshtura rrinë.

Është ditlindja ime, por është dhe e jotja
Në një ditë të tillë, jemi shkrirë në një
Pa do bjerë dëborë, e do shkundim mimozat
Në gjoksin tënd fole, nuk do kem as zë.

Ditëlindja ime është edhe e jotja
Ashtu sikurse jotja është edhe e imja
Përzier me hënë dhe në dallgë të forta
Në një gotë verë,… gëzuar ditlindja!

 

E kuptova që më deshi

E kuptova që më deshi,
kur në sytë e tij pashë dhimbjen time
Zgjata duart dhe i preka ata sy
Shkëlqenin, ishin ndryshe.

E kuptova që më deshi, kur ju drodhën duart,
teksa më përqafoi.
Si ishin dridhur duart kurrë,
dukej i fortë prej guri
dhe e mbante veten burrrë!
Por, dashuria e shkriu,si flokë dëbore e butë.

E kuptova që më deshi kur qamë bashkë
Akoma s’kisha parë një burrë të qante
E ndjeva si një zog të trokiste mbi xham
ndërsa dhimbshëm , ofshante.

E kuptova që më deshi,
tek këndonte një këngë nën buzë
Tek vezullonte si të qe bërë prej yjesh
I tëri në një shpirt të butë, e zemërthyer.

E kuptova që më deshi teksa i lutej perëndisë
…për mua, jo për veten
E ndjeva ,ishte kjo vula e dashurisë
pa e pyetur më jetën!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s