Poezi nga Ollga Selmani
Shtrohet rruga
Mbi natë janari, bie dëborë
e zbardhet rruga përjashta .
Si flokë dëbore, mendimet e mia,
mbi rrugët e bardha .
Ecim mbi rrugë, erërash dimëri
e shumë mendime përmbi to .
Bëhemi bashkë rrugëtimesh,
domosdo .
Jashtë ka dimër në rrugë
e mendime, që bien mbi dëborë .
Shtrohet rruga me pirgje bore
e pirgje mendimesh, përmbi to.
Fajin e ka horizonti
Kur eci në fushë, njësh me barin,
shoh vetëm fushën dhe malin përtej .
Më dukesh, e bukur ti lule mali .
Lë barin dhe nisem, të të prek .
Pastaj, horizonti, e rrit perimetërin .
Mbi mal, shoh hapësira të reja .
Më zgjerohen pamjet për rreth .
Të shoh ty, në dimensione, të tjera .
Takohemi qiejsh, ndër lartësira,
atje ku ecja, ka tjetër emër .
Fluturim i njeriut, u quajt, kur Da vinci
fluturimin, e kopjoi nga një shpend, i egër .
Ndër fluturime moderne, kalërojmë trurin .
Horizontet, rriten pa kufi .
E kemi harruar fare barin
dhe tingëllimim e gishtave, mbi xhamat e mi .
Nëpër ngjitje, kemi arshivën e arritjeve dhe humbjeve .
Humbet distancash, takimi me barin .
Tani, që rrojmë hapësirash kozmike,
për të, kemi humbur dhe mallin.
Ti erdhe
Ti nuk trokite në portën time.
Ti e gjete derën të hapur kanat.
Unë aty rrija ,me shekuj të prisja.
Ti vije nga larg.
Ti nuk e mësove ç,është e trokitura.
Nuk pate gjëndje ankthi ,u hap dera s,u hap.
Ti erdhe natyrshëm ,më gjete aty.
Qe e shtunë ,ora dymbëdhjetë,shënonte mbi sahat.