Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

molla

Në dorë kam një mollë të kuqe e të artë
në pëllëmbë të dorës më shndrit ajo
thua gjithë dielli i ditës është futur brenda saj,
por unë se ç’kam…s’jam i kënaqur jo

Jo se molla nuk është vërtet e hijshme
është krejt e tillë e s’ka njeri ta shajë
nëse fytyra ime është disi e trishtme
kjo ndodh, se mollën…nuk kam me kë ta ndaj!

 

delja nënë

(baladë)

Na kishte bariu një dele të urtë
syri, si njeri i vështronte
bënte çdo vit nga një qingj të butë
por asnjë nuk jetonte

Shtatë qingja të bardhë, si bora i lindi
asnjë nuk u rrit në vathë
çdo vit ja kalbte nën dhe, pylli
mes lisash të lartë

Blegërinte delja nga dhimbja, blegërinte
“si nuk jetoj as dhe një qingj!?”
bariu gjuhën e saj nuk e dinte
dhimbjen jo se jo, natyrisht

Tha se ajo, s’qe nënë e mirë
të vegjlit nuk i donte aspak…
thikën në fyt i vuri një ditë
po nuk rrodhi, pik gjak

Kur ja hapi zemrën… Në zemër delja kishte
shtatë plagë të vogla, shtatë vrima
Dhimbja prej nëne në plagë kthyer ishte,
si nëpër shtatë fyej, blegërinin shtatë qingja…

 

vjeshtë në park

Pemët në park u zhveshën fletë-fletë
qiell gri e një dritë e zbehtë,
prej një dielli që e fshehin pas tyre retë

Mes pyllit të njerëzve
të dalloj në ecje

Ti vjen drejt meje,
si një pemë krejt e veçantë
që i ka shpëtuar vjeshtës.

 

të gjithëve

Gjithë bota përpiqet t’i shpëtojnë luftës
vetëm ti e dashur vazhdon, çdo ditë të rishpallësh luftën

Uli armët e dashur…
Jeta është… e shkurtër!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s