Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NDËR TEHE, BETEJASH…

Për çlirim
Syzana e malësisë, nga prehen’ i tokës, foli me dashni
Për bashkim
Shpërthyer, nga gjaku i lapidarit, Dëshmorë dhe Shipni

Ku buk’ e krypë, kalit shtatin e burrërisë, ndër lavdi
Si Perëndia, lisat mbi tokë
Ndër tehe betejash, kah kupa e qiellit përjetësi n’liri
Sy t’jetës, nga koka n’kokë

Për çlirim
Syzana e malësisë, e pikëloi me dashni, tokën n’çdo anë
Për bashkim
T’truallit, ku flet plisi, me gjuhën e maleve: ku t’kam’ o’nanë.

 

N’EMËR TË PERËNDISË, NËN VRRI GJUMI…

Mes zinxhirëve t’gjatë
Gjysmëhënë e kryqe, ballin e Ilirisë, m’ka thëna im at’ e dhe
Na e çanë, me sëpatë
N’emër të Perëndisë, nën vrri gjumi, të vdesim, me fe të re

Lumit të lirisë, shqiptarçe nga na ecte jeta, truallin duke dridhë
Me besë të madhe, për farën e rrallë, si bindje për Perëndi
N’tehe t’syve, me besa-besë, që shikime e jetë, n’dashuri i lidhë
Për gjakun e fisit, n’zemrën e truallit, nëpër zjarre t’lumturisë

Mes zinxhirëve t’gjatë
Gjysmëhënë e kryqe, ballin e Ilirisë, me qindra perandori, s’koti
Na e çanë, me sëpatë
Të vdesim, n’emër të Perëndisë, nën vrri gjumi, nga gjaku e loti.

 

N’JETË E, N’KUJTIM…

Dhimba n’mërgim
Është tharm i vdekjes, që lindjet e lindjeve, s’i kthen kurr’
N’jetë e, n’kujtim
N’gojë t’atdheut, ku këndohen këngët, n’besë e n’flamur

Dhimba n’mërgim
Të trazon nga gjumi, si ëndërr plot ankthe, n’sytë e djallit
Si plagët n’kafshim
Të shtatit, në prehrin e nënës, që i kërkon gjinjt’ e mallit

Dhimba n’mërgim
E pi edhe lumturinë e qiellit, ku s’kanë fund, dashuri e liri
Si pritjet, n’durim
Që i hapin varret, n’zemrat e nënave, t’mbetura pa lehoni.

 

ROBËRITË, E MILENIUMEVE…

Ku na gjetën
Nëpër kalatë, të bleruara nga dashuria e syve, jetë e Zot
Aty, mbetën
Mbi hirin e kujtesës, mbi zjarre e tym t’tokës, n’gjak e lot

Ku koha i mbështjellë, fjalët e gjuhës, n’tehe të ardhmërisë
Mu si toka, ditët e jetës n’varre, për kupën e qiellit dëshmi
Me lutjet e reja, për idhull t’lavdisë, që la farën jetë t’Ilirisë
Për pavdekësi t’lumturisë, ndër lehonat e reja, për dashuri

Ku na gjetën
Me jetë e vdekje, me sytë drejtuar shikimet deri në qiell
Aty, mbetën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s