Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

TË LUS

Ik nga kjo betejë shpirti
Mos ma prek plagën e vjetër
S’je më fati i mallit tim
Ti mes vargut ikur mes netësh
Unë si lypsare në Perëndim
Njëmijë here të kam thënë
E zemra më ka plas
Ik nga ky qielli im
Lermë të qaj..të qesh
Të vdes
Më lehtë është zjarri
Kur nuk të sheh
Të më varrosin më mire do ishte
Pa ceremoni pa gjëmë
Të lus
Kam dhembje shpirti
Fjala më gris
Si arnë !

 

NË DHOMËN E ËNDRRËS

Muzgu rrëshqet vjedhurazi
Nëpër skutat e thella të shpirtit
Gotën me verë e zbraz mbi buzët e thara
Sa dua ta flakë dhembjen sonte
Malli lexon nëpër rasa heshtjen që vret
Nata zbret ngagalë nëpër shkallët e durimit
Copë e grisur kujtim stimësh kjo jetë
M’i vjedh si hajn i stërvitur rrugëve
Shkronjat e derdhura mbi fjalë
Melodi e shurdhër edhe kjo natë
Gjurmëve të lënduara theqafje mendimesh
Më rëndojnë mbi kurriz të ditës
E dridhet era në vargje sytë
Kane ngjyrën e ylberit kur del pas shiut
Porta ime rri hapur pret zogun në përqafim
Plagë me shushurimë nata derdhet
Mbi qetësinë shurdhuese të ëndrrave
Erërat fryejnë sonte me tërbim
Mbi ditare jam ngujuar…e pres e pres
Një lindje dielli mbi kopshtin në lulzim!

 

Psikologji

Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje
menyren e te menduarit…
Dy burra, te dy shume te semure, ndanin nje
dhome spitali.
Njerit prej tyre i lejohej te ngrihej ndenjur ne
krevat cdo dite nga 1 ore pasi kjo e
ndihmonte ne pastrimin e mushkerive.
Krevati i tij ishte afer dritares se vetme te
dhomes.
Burri tjeter duhej ta kalonte gjithe kohen
shtrire per shkak te semundjes.
Dy burrat kuvendonin per ore e ore te tera.
Flisnin per te kaluaren, per shtepine, familjen,
punen, rinine e tyre, kohen e sherbimit
ushtarak, kohen e pushimeve etj.
Cdo mbasdite kur burri afer dritares ngrihej
ndenjur, e kalonte ate 1-oresh kohen duke i
pershkruar mikut te tij cdo gje qe mund te
shihte jashte nga dritarja.
Burri tjeter filloi te jetonte cdo dite ne pritje te
ketij orari nje oresh kur bota e tij e
brendshme pasurohej dhe ndricohej nga
aktiviteti dhe ngjyrat e botes jashte dhomes
se spitalit.
Nga dritarja shihej nje liqen i mahnitshem.
Rosat dhe mjelmat luanin ne uje ndersa
femijet zbaviteshin me varkat e tyre lodra.
Ciftet shetisnin te lumtur ne lulishtet plot lule
shume-ngjyreshe dhe i gjithe qyteti mund te
shihej si ne pellembe te dores.
Nderkohe qe burri prane dritares i
pershkruante te gjitha keto ne detaje, burri
ne anen tjeter te dhomes mbyllte syte dhe
imagjinonte kete panorame.
Ne nje pasdite te ngrohte, burri prane
dritares pershkroi nje parade qe po
parakalonte me hap rreshtor.
Megjithese burri tjeter nuk degjoi ndonje
bande muzikore ta shoqeronte paraden, me
syte e mendjes ai “shihte” cdo gje ndersa
miku i tij e pershkruante kete pamje ne
detaje tejet te hollesishme.
Dite, jave dhe muaj kaluan. Nje mengjes,
infermierja erdhi t’u sillte uje por gjeti trupin
pa jete te burrit prane dritates qe kishte
nderruar jete paqesisht ne gjume.
E trishtuar, ajo lajmeroi personelin e spitalit
per te marre trupin e tij dhe te kujdesej per
cdo detaj tjeter te rastit.
Sapo situata ne dhome u normalizua, burri
tjeter i kerkoi infermieres qe te levizte tek
krevati prane dritares. Ajo e ndihmoi duke u
siguruar qe cdo gje ishte mire dhe pacienti
ndihej rehat.
Ngadale dhe me mundim, burri u mbeshtet
ne berryla, duke u munduar te ngrihej.U zgjat
ngadale per t’i hedhur nje sy botes perjashta
por u shtang kur pa se perjashta ishte vetem
nje mur.
I habitur, burri e pyeti infermieren se si ishte
e mundur qe i ndjeri, ish shoku i tij i dhomes
i kishte pershkruar gjera kaq te
mrekullueshme per pamjen jashte kur aty
ishte vetem nje mur.
Infermierja u pergjigje se i ndjeri kishte qene
i verber dhe as qe mund ta shihte murin.
-“Ndoshta e ka bere per te te inkurajuar ty” –
u pergjigj ajo.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s