Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

TESTAMENTI I BABAIT

E kërkuam ngado….
E këthyem përmbys shtëpinë,
Të gjenim testamentin e trashëgimisë.

Në valixhen shekullore
Mbyllur mirë,
Me një Sezam,
Gjetëm pasqyrën
Ku babai shihte veten
Çdo ditë në të gëdhirë.

 

DIKUSH

Në vargjet e mija
Gjen strehë dikush,
Me prushin e shpirtit
Më ngroh si askush.

Kur t’më varrosni
Me mua do vdesë dhe dikush
Ndonëse do thonë:
-Vdiq si kërkush.

 

I PARI

Mel-Amstrong
Shkoi i pari në hënë,
Dhe e kujtojnë gjithnjë.

Shkuan më pas
Të dytët,
Të tretët,
Por si kujton asnjë.

 

VETËNDËRGJEGJE

S’eca kurrë në shtigje kariere,
Renda rrembave të gjakut tim;
Hapsirave të pafund të ndërgjegjes
Ku veshi më kapte veç një tingëllim.

U bëra murg i qënies time,
Me gjuhën e shpirtit, në vezullim;
Ndonëse meteliku në fundxhep
M’a grisi cohën në rrugëtim.

Më mbeti vetëm shpirti,
Shpirti i kulluar në flijim.

 

DHUNTIA E FJALËS

Në egërsin e njerëzve
Jam munduar
Të gjej dhuntinë e fjalës.
S’e gjeta as në yshje të lehta tërbimi,
Se, po ta kishin
Do pikonin ca zëra,
Si hoje mjalti,
Të ëmbla, gëzimi.

 

SI IBRIKU I ÇAJIT

Çdo mëngjes,
Kur dëgjoj lajmet
Me papë,kryeministra,mbretër e manjatë,
Në bisht të syrit
Rri e vështroj
Mbi stufë kur zien çajë.

Vështroj si uji zien i harbuar,
Turfullon e s’di ku ta lërë vrapin;
Derdhet lirshëm
Nga skaji në skaj,
Lehtë,pa zor, shuan zjarrin.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s