Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

SHTEG PËRJETËSIE

Ndizu llavë rini…digju përvëlim
Çdo sekondë rrëmbyer ktheje zjarr, stuhi…
O afsh… ndjenjë zemrash… O rrebelim…
Me guxim të çmendur, ashtu si di ti…

Mëria dinake, nëpër errësirë…
Terri shekullor luftrash…oh… lëndon…
Ndriçim jetëdhënës…dashuri e dlirë…
Shkelqe kudo jetës…në çdo horizont…

Në përmbysje jetësh të mbyt mall…
Endrrash vullkan prushi lind tek ti
Shpuzë shpirtrash…jetë nëpër fjalë…
Tinguj, ritme zemrash, kthehen poezi

Udhësh pa mbarim…zjarr mos u fiksh kurrë…
Në akorde zemrash jeta rilind, s’vdes
Ëndërr – shpresat, kohësh kthehen urë…
Shteg përjetësie, ku shpresa lind shpresë…

 

TË SHOH ZEMRËN TEK SHKUL

Një grusht thinjash, mjegullnajave mbi qytet,
Me lot lan dhimbjet,
E gjakun shtrydh pikë pikë vargjeve…
Me vesën rënkon,
Erës,smogut mbi flokë, bar dhe fletë…

Oh! Shqipëria jonë…
E pastër, si dritë…
Linde heronj që gjakun ta falen.
Linde poetë që zemrën ta dhanë.
Dhe burra që mëndtë per ty i shkrinë në jetë.
Po linde dhe monstera që dhe mishin të hanë,
Qen që të kafshon,
Natë e ditë për të huajt leh…
Së fundi linde dhe përbindëshin NERON,
Të të mbulojë… me plehë…

Hungurima e tij,
Me gjashtëdhjetë e tre shpata
Ia nguli zemrës së Atdheut!
E popullit, dhe veshet dhe sytë dhe gojën
Ia mbylli si dënim…
Nëpër grazhde me plehra të Europës
Do durosh… të mbulohesh… për jetë…
Si mundet…? Vendi im…??!

Të shoh Poet,
Një grusht thinja…
Të shoh mbi Dajt, zemrën tek shkul…
Mjegullës e ngre, t’i bëjë dritë vegjëlisë…
Dhimbja juaj uragan…
Shkarkojani rrufetë,
Parlamentit të tradhëtisë…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s