Prozë eseistike e urtësisë popullore: Historia e një qyteti dhe fati legjendar i bijve të saj. ( Mendime rreth librit “Misteret e Parisit të vogël”të shkrimtarit Kristaq Turtulli ) / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Prozë eseistike e urtësisë popullore:

Historia e një qyteti dhe fati legjendar i bijve të saj.

Mendime rreth librit “Misteret e Parisit të vogël”të shkrimtarit Kristaq Turtulli

Historia dhe jeta e njeriut, individi dhe kthesat historike, ngjarjet dhe Lufta e II Botërore janë konteksti historik mbi të cilën ngrihet struktura e romanit “Misteret e Parisit të vogël”.
Tashmë është ravizuar në veçoritë e stilit rrëfimtar të Kristaq Turtullit, shtjellimi I fabulës në funksion të një qëndrimi të drejtpërdrejtë ideoestetik. Në secilën ndjesi strukturore të romanit ndihet empatia e tij për personazhin. Empati që gurgullon në çdo ind të nervit krijues nga dashuria për njeriun. Lehtësia e krijimit të situatave historike dhe përjetimeve artistike të personazheve mbresëlënëse nën sharmin e fisnikërisë së tyre shpirtërore janë dy nga risitë e këtij romani.
Korça rrezëllitse e viteve “30, ndërpret në mënyrë drastike fillesat e një zhvillimi të natyrshëm ekonomik, kulturor e social. Ndërrimi i sistemit ekonomik mbas Luftës së II Botërore përthyhet në dramën e fatit njerëzor si një padrejtësi e denartyrimit shpirtëror të njeriut.
Romani është një himn i qëndresës shpirtërore të njeriut. Dhe secili personazh është simbol I përkatësisë sociale. Me një gjuhë të kuruar edhe të individualizuar lexuesi ndjek me kureshtje kalvarin e vuajtjeve të tyre, dhe reflekton mbi universialitetin e thesarit e urtësisë popullore. Thesar që qëndron në themel të shenjtërisë së pronës edhe të punës së ndershme.

Kristaq Turtulli
Romancieri ka ditur të skalitë “monumentin me fjalë” të humanistit të madh korçar Th. Turtulli, monument që jeton thellë në memorien dhe zemrën e njerëzve. Dhe që sot duhet gdhendur në gur në zemrën e qytetit, si simbol jo vetëm I filantropisë por si shembull I qytetarisë, që e shndrroi Korçën në një Paris të vogël. Të gdhendur në detaje e analiza të thella psikologjike lexuesi ndjek rrëfimin e drejtpërdrejtë të bukur e kuptimplotë të Stelës! Gruas ideale që ngrihet mbi furtunat e kohës e bëhet zëdhënëse e bukurisë shpirtërore. Veprimet e saj janë shprehje e një humanizmi të rrallë, që përfaqësojnë dhe zërin e fuqishëm edhe idetë humaniste të vetë shkrimtarit Kristaq Turtulli.
Duke e lexuar këtë libër lexuesi përjeton vlerat e qytetit, luftën e përpjekjet në përditshmëri të njerëzve të tij. Kupton se lumturia e përulësia, durimi e toleranca, mirëqenia e harmonia sociale përbëjnë thelbin humanist të njeriut. Drejtësia sociale duhet të respektojë krijimin e vlerave të mirëfillta njerëzore. Libri shpreh ndjesën e munguar publike ndaj këtyre familjeve, që përfaqësojnë krenarinë e aristokracisë korçare që i ruajtën deri dhe me jetën e tyre këto vlera. E bukura e mirësia në jetë nuk varen nga paraja e pasuria e funksioni shoqëror por nga karakteri. Romani është një galeri e pasur e protagonistëve historike e letrarë!
Urime autorit, romani “Misteret e Parisit të vogël” është një tjetër arritje në rrugën e gjatë të prozës së tij! Një prozë e fuqishme e pasur në sentenca të filozofisë e urtësisë popullore. Pena e tij është e sigurt. Në pritje të të vërtetave të tjera!
Shtegu është i hapur e i pa shkelur nga të tjerët. Po i mbyll këto shënime me një perifrazim nga romani:
Sa shpejt vyshken lulet e nuset…duke nënvizuar në përjetësi mbeten vlerat!

 


Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s