Poezi nga Dije LOHAJ
Vonë zbardhi agimi
( Masakra e Raçakut)
Vdekja na shkeli kësaj nate.
Trishtimit i ra mishi në tokë.
Flokë fije-fije,
Thonj pa gishtërinj
Gjaku damarëve të Reçakut,
Ndezi vullkanet.
Këtë natë e humbi udhën agimi.
Kudo vërtitej vdekja.
Të vrarët
Nuk kanë dhembje.
Të rënët
Lanë amanet shpirtin.
U prishën ëndrrat,
Nga skelete fëmijësh,
Ecin nëpër luginë,
Me barrën e shekullit mbi shpinë.
Kanë marrë me vete
Natën dhe Raçakun,
Presin të zbardhë agimi.
Reçaku dërgoi vdekjen e ashtit tim
Në çdo varr të botës
Walker me dy vdekje në zemër
Një për mua, një për vete.