Dua aromë fëmije / Nga: Enkelejda Pashaj Murataj

Dua aromë fëmije

 

Nga: Enkelejda Pashaj Murataj

Intervista me atë nënën loti i së cilës si një gur i rëndë i ra tokës, i kishte sëmbuar në zemër gazetares. Se kuptonte pse-në e këtij angushtimi. Ishte e sigurt se fjalët e asaj nëne do ti kumbonin për një kohë të gjatë në vesh, sepse ishin fjalë të lara me lot e të veshura me dhimbje shpirti. Historia e saj e trishtueshme ishte si pjesët e një drame. Sakrifikim i vetes për fëmijët e saj të cilët sot ishin shpërndarë si zogj e kishin ngritur foletë e tyre, por në asnjërën prej atyre foleve nuk kishin bërë qoftë dhe një dhomëz të vogël për nënën e tyre. Çdo koshere bletësh ka mbretëreshën e saj e atëherë si shtëpia e fëmijëve të saj s’ mund të kishte nevojë për mbretëreshen e tyre, për nënën. Kur ajo tregonte historinë e saj sytë i treteshin larg, larg dhe lotët i lagnin faqet e fishkura.
-Edhe pse i kam larg unë dua më të mirën për ta. Shpesh pyes veten:Valle a ia vlejti gjithë ai mundim. Nganjëherë them po, nganjëherë them jo. Them po se ata u rritën , kanë jetën e tyre, janë mirë. Them jo se dhe pse isha unë që i solla në jetë ata më harruan, më braktisën. Më duket sikur mi kanë prerë gjymtyrët e frymoj kot. Më sollën këtu në shtëpinë e pleqve-i kishte thënë gazetares. Më pas kishte vazhduar.
-E di moj bijë e kisha dëgjuar fjalën se plaku bëhet si fëmija. Se kisha besuar derisa vetë e provova, ndaj dhe ndoshta ne pleqtë na shohin me një sy tjetêr. Ata kanë harruar se kishin nevojë pêr aromë nëne, por mua do më ngelet peng që s’po ngopem me aromën e fëmijëve të mi. Dua aromë fëmije.
Ishin këto fjalët e fundit të intervistës së shkurtër, të cilat ajo i kishte shqiptuar teksa ngashërehej në lot.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s