Komedia hyjnore “Ferri” – *Dante Aligheri / Shqipëroi nga Italishtja Rita Oxha

Komedia hyjnore “Ferri”

*Dante Aligheri

Poet Italian, një nga figurat supreme të letërsisë botërore, ku në stilin e tij dallohet për thellësinë e vizionit shpirtëror me një intelekt të kompletuar
Lindur në vitet 1265-1321
Dante Alighieri lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 – vdiq në Ravenna më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.
Përmbajtja

Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në 9 rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.

Ferri

Në mes të udhëtimit të jetës sonë
U gjenda në një pyll të zi skëterre,
Se e kisha humbur unë rrugën e drejtë .

Si ishte, ta përshkruaj e kam të vështirë
Ai i egri pyll, i ashpër pyll ,i zi skëterrë,
Sa e mendoj ma rikthen edhe njëherë atë frikë !

Veçse ma e idhët qoftë vdekja paskësaj !
Për me ju treguar çfarë të mire ,gjeta aty
Do t’ju tregoj ,çfarë shikuan këta sy .

Si hyra brënda as vetë s’di me jua treguar,
Një gjumë i thellë, qepallat mi kish rënduar,
Kur rrugën e drejtë e kisha braktisë.

Po kur në rrëzë të kodrës isha afruar,
Atje ku merrte fund ajo luginë,
Që me aq tmerr zemrën më kishte trazuar,

Vështrova lart e pashë se sipërfaqja
Po mbulohej e tëra nga rrezet e planetit,
Që të gjithë shtigjeve e njerëzve u ndrin.

Atëhere frika mu largua pak mua të mjerit,
e zemrën unë e ndjeva paksa ma të lirë,
nga nata, që kalova mes atij sikletit.

Si ai, që merrë frymë me vështirësi,
prej detit del në breg, e nga ato dallgë,
aq të rrezikshme që sytë e tij vështruan ,

dhe shpirti im, arratisej pa u ndalë,
ktheja kokën mbrapa me pa atë rrugën e frikëshme,
që nuk la njeri të gjallë prej andej me dalë.

Dërrmuar, u çlodha pak mbi ato gurishte,
ia nisa rrugës nëpër shpatin e shkretëtuar,
e çdo herë këmba e ndalun më poshtë gjindej.

Dhe ja, gati tatëpjetën pa filluar,
më doli përpara një panterë e lehtë, e shpejtë,
Që me lëkurë të larme e tëra ishte mbuluar;

Syrin mbi mua e mbante ngulur drejt si shigjetë
E udhën time ma kishte bllokuar,
Sa herë largohesha kokën ktheja pasë.

Ishte koha që po agonte dita e re
E ngrihej lart Dielli me ata yje në qiell,
Që së bashku ishin, kur Dashuria Hyjnore

Fillimisht në ajër të kthjellët lëvizi ;
Guximin dhe shpresën që shpirtin ma përtërinë
Për bishë-larushen, që nuk po e dalloja me

Ai agimi i ditës, e ëmbëla stinë e ndritur,
Por jo… se frikë nuk do më shkaktonte
Pamja e një luani që më çfaqet krejt papritur.

Ky dukej se drejt meje po u afronte
Me kokën lart, me një uri të tërbuar,
Sa dukej se edhe ajrin e tmerronte.

Veç një ulkonjë, që dukej e pushtueshme,
Ashtu kockë e lëkurë, nga shumë dëshira,
Që njërëzinë e bën të këtë mëshirë për të :

Kjo po, më futi aq shumë në siklet,
Me atë frikë që të fuste veçse pamja e saj,
Sa për tu ngjitur i humba krejt shpresat.

Si ai që pasuri fillon të bëjë,
E vjen një kohë e humbet gjithshka , krej papritur
Pastaj e qanë me lotë dhe me vajë

Kështu më ndodhi me atë bishë që po lëvizte
Dalëngadalë duke mu afruar e më zuri pritë
Duke më shty në terr, ku dielli më nuk shihej .

Ndërsa tatëpjetën isha duke zbritur ,
Para syve mu çfaq një vegim drite ,
Zërin heshtja e gjatë ma kishte venitur.

Kur unë pashë me sy atë vënd shkretëtirë,
Bërtita: “Mëshirë të keshë për mua të lutem
Kushdo qofsh, njeri i gjallë apo hije!”

E ai: “Nuk jam ,por qeshë njeri tamam
Lombardas prindërit pata si familje
E si atdhe të dy ishin Mantovan.

Linda sub Iulio, ndonëse pak ma parë
Jetova në Romë kur sundonte Augusti i mirë,
Në ato kohë hyjnish mashtruesish , gënjeshtarë.

Poet unë qeshë, këndova të drejtin bir
prej Ankizit, mbërriti në Trojë, kur filloi
lufta që Ilionin dogji pa mëshirë.

Po ti drejt së keqes pse je duke u kthyer,
Pse si njitesh malit, që të vijë gëzimi,
Buzëqeshja që është fillimi, e arsyetimi” ?

“Ti qënke ai Virgjili ,ai burimi
që fjala i rrjedh si lum i gjërë?
Iu përgjigja menjëherë unë i skuqur nga turpi .

Oh ti i gjithë poetëve dritë e nder,
Ndihmomë, pash dashurinë e atë mundim
Që pasion unë kam mbi librin tënd më me vlerë!

Mësuesi im ti je, autori im i preferuar ,
Ti je i vetmi ai , nga i cili unë mora
Të bukurin stil, që më ka nderuar.

Shiko shtazën nga e cila rrugën bëra!
Shpëtomë, o dijetar me nam mbi dhe,
Se prej saj po më dridhet këmba dhe dora”!

“Po të duash ,një shteg tjetër me dalë e ke .
Më përgjigjet ai, kur më pa me sytë plot lotë,
në kërkofsh shpëtim nga ky vënd plot humnera ;

Di që kjo bishë, për të cilën më thërret ti mua sot,
nuk len njeri me mbetur gjalle në rrugën e saj,
dhe pa të mbytë ajo s’të lëshon dot;

E ka një shpirt, që zi e lot veç ndjell,
nga lakmija e pangopshme kurrë nuk qetësohet,
dhe ma e uritun eshte kur barkun e ka plot.

Me shumë frymorë ajo pa da barcohet,
Dersa te vije Langoni, tjere do gjeje,
Po mizorisht nga ky do të dërmohet.

As tokë as pasuni nuk do e ushqejë,
Porse virtut e dije e dashuri,
Mes Feltri e Feltri aty ai ka me ndejtë.

Shpëtim do të ketë e gjora Itali,
Së cilës Kamila Virgjin, pa u trembë,
Eurjali, Turni, Nizi i ranë fli.

Ky do ta nxjerri nga çdo vënd e skutë,
Derisa ta flaki në skëterrë të pafund,
Atje, nga ku zilija e pat shkëputë.

Për të mirën tënde flas, prandaj gjithkund
Të vish me mu e do më kesh ti prijës
Ndër viset e amshueme; mos u lëkund

Klithje kur të dëgjosh prej lemerisë;
Shpirtëra që vuajnë prej shekujsh ke me vështruar,
Vdekje të dytë kërkojnë ata demonë .

Do shohësh dhe të tjerë shumë të kënaqur
Në zjarr, sepse shpresojnë prap me u bashkuar
Herët a vonë me ata që janë në parajsë.

Ke ata ti në dëshirofsh me shkuar,
Një tjetër shpirt ma i hirshëm do të vijë,
Me të unë do të lë, kur të jem larguar.

Se Ai, që lart e ka mbretërinë e tij,
Mbasi ligjit s’iu binda, nuk dëshiron,
Që përmes meje tjetër shpirt atje të arrij.

Gjithkund sundon, por veç atje mbretëron,
Atje ai ka, seline e vet, –
Lum ai, të cilin afër e pranon”!

E unë atij: “Të lutem, o Poet,
Ahh, pash atë Zot, që ti s’e adhurove,
Vetëm kështu ti mos më len të shkret

Më ço ku the, ti dal unë kësaj prove,
Që portës së Shën Pjetrit ti hyj brenda,
Të shoh ata, që aq të mjerë më përshkrove”!
Ai në ecje u vu, e unë nga mbrapa e ndoqa.

 

Shqipëroi nga Italishtja Rita Oxha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s