Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
KAQ E ËMBËL DHE E BUKUR
 
Ritme të rrëshqitshme të shtegut
Që përpiqen të mos bien në humnerë.
Duar që mbajnë ajrin.
Shumëfishim i një psherëtime.
Shtrati i dëshirës së lulëzuar në ekstaz.
Jasemini tij i shtrydhur nën ftonjtë e gjinjve.
Erëtimë e borzilokut të përflakur.
 
Askund në botë nuk ekzistojnë
Netë më të vogla e caste më të mëdha
E më të thela së në Kështjellën e Bukurisë.
Madje, edhe tani më tingëllojnë në vesh
Fjalët e zonjës që më luste si ajrin:
Eja të lutem, eja edhe një herë
Me atë zonjë!
Është aq e bukur dhe e ëmbël
Saqë më duket se ne shpirt ka një krua
Që duhet ta pish
 
 
 
LËNDIMI
 
Zbrite nga një tren
Bukuri
Me duart bosh
U nise drejt shtëpisë
Ku jetonim
Dhe trokite në dritare
Aq fuqishëm
Saqë e theve xhamin
E atyre përkëdheljeve të ashpra
Që ma mihën në fytyrë
Një plagë
Për të më njohur.
 
 
 
LARTËSIM
 
Jetojmë në një pjesë të harruar
Të një Parajsë të vjedhur.
Në mbrëmje vjen terri
Dhe ik drita.
Në mëngjez ik terri
Dhe vjen drita.
Prej nesh shkëputet
Me gëzim trishtimi –
Degdiset furishëm dëshpirimi
Dhe vjen duke klithur ngazëllimi
Dhe sërish lindim
Për të vdekur dhe vdesim
Për të lindur përsëri
Duke u ngjitur
Drejt Perëndisë.
 
 
 
GRA TË BUKURA
ME FOSHNJE TË PËRGJUMURA
 
Dymijë vjet kanë kaluar
Përmbi qepallat tuaja,
Duke u lutur për këta
Fëmijë të përgjumur.
Shumëkush prej nesh
Ende nuk e dimë
Dhe ndoshta
S’ do ta dimë asnjëherë
Se drita e fjalës
Që e ka burimin
Në fontanat shqiptaro-vllahe
Është dhurata më e shënjtë
Nga buzët e Zotit.
Ngase Zoti pat pyetur atëherë,
Ca kohë para muzgut:
Ç’po doni prej meje:
Perandori, detra me anije,
Femra kalimtare
Apo fjalën e Qiellit?
Dhe ne, të gjorët ne,
Morrëm guxim
T’i kërkojmë një qiell me fjalë.
Atëherë Zoti i mbylli
Qepallat e gtrave
Përmbi këto foshnje të përgjumura.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s